TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kadrijaj: Riintegrimi i serbëve në institucionet në veri të jetë vetëm në përputhje me ligjet

nga tëvë1
11 muaj më parë
0
A A

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, thotë se riintegrimi i komunitetit serb në institucione në veri, duhet të ndodh vetëm në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Ajo akuzon Serbinë se ka tendencë për destabilizim të Kosovës, mirëpo kritika adreson edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, që sipas saj, po ndërmerr veprime në veri vetëm për fushatë zgjedhore.

Kadrijaj për KosovaPress, flet për nevojën e riformatimit të dialogut, raportet me aleatët strategjik të Kosovës dhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Duhet të konsultohen të gjitha ligjet dhe Kushtetuta. Ligjet janë për t’u zbatuar, tash ne nuk mundemi sa herë ata dëshirojnë të kthehen në institucione të Kosovës, kur nuk donë t’i braktisin dhe gjithmonë të dirigjohen nga politika e Beogradit. Zotëri Vuçiq është mirë që t’i lejoj serbët të integrohen dhe të jetojnë sikurse komunitetet të tjera më të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë”, thekson ajo.

Deputetja opozitare thotë se kryeministri Kurti në mungesë të rezultateve konkrete gjatë katër viteve mandat po ndërmerr veprime populiste në veri për fushatë zgjedhore.

“Meqenëse jemi në vit zgjedhor dhe s’kanë ngel shumë në datën e zgjedhjeve këta po mundohen me populizma me rikthyer besimin qytetarë duke thënë se ne jemi koncentruar në shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit në pjesën veriore të vendit, e cila nuk qëndron….(Veprimet në veri) Janë në kuadër të fushatës. Është një qeveri që ka pasur një performancë zero, pa asnjë investim kapital. Shihni katër vjet qeverisje pa asnjë projekt infrastrukturor. Autostrada që është nis për Mitrovicë, për Gjilan, për Podujevë, rruga Kijevë asnjë projekt nuk është përfunduar”, shton Kadrijaj.

Sipas saj, primare për qeverinë duhet të jetë koordinimi me aleatë, pasi çfarëdo veprimi në veri kur kundërshtohet nga aleanca veri-atlantike nuk duhet të konsiderohet si fitore.

“Çdo veprim që e ndërmerr qeveria e Kosovës pa konsultim me aleatët tanë nuk mundet me u konsideru një fitore. Në fakt është prapakthim. Në e kemi pa se për një veprim të pakoordinuar siç ka qenë implementimi i marrëveshjes për targa, jemi në këtë situatë ku Kosova është e sanksionuar. Dy vende sot janë të sanksionuara nga BE-ja, është Rusia për shkak të luftës me Ukrainën dhe Kosova për shkak të politikave të gabuara të Albin Kurtit”, thotë ajo.

Në anën tjetër, Kadrijaj e konsideron të domosdoshme riformatimin e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas saj, dialogu duhet të ristrukturohet dhe njohja reciproke të kthehet në qendër të procesit.

“Dialogu duhet të strukturohet, duhet të ketë parime në dialog dhe të shkohet me një qëndrim që të ketë njohje reciproke, që Serbia mos të pengojë agjendën evropiane të Kosovës. Tash ne po pengojmë vet për shkak të veprimeve(në veri) jemi larguar agjendës evropiane, se kemi përkrahjen e vendeve aleatëve qoftë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare apo njohje të reja”, deklaron ajo.

Duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ajo thotë se AAK-ja është e gatshme dhe po punon çdo ditë në teren së bashku me partnerët e koalicionit, derisa potencon se do të jenë befasia e zgjedhjeve.

“Ne jemi të gatshëm, jemi të përgatitur. Kemi qenë vazhdimisht në teren dhe kontakte me njerëz. Ne udhëheqim me pesë komuna me kryetarët më të mirë të mundshëm, pa asnjë afër korruptive dhe performancën si komunat me transparencën më të madhe. Jemi në teren, kemi koalicion me Nismën dhe dy parti të tjera të vogla. Jemi të mobilizuar, herët kemi filluar aktivitetin dhe ne besoj kemi qenë befasia e këtyre zgjedhjeve….Besoj mbi 15 për qind (rezultati zgjedhor)”, përfundon Kadrijaj/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

Një e mitur në Rahovec dhe një burrë në Pejë raportohen të zhdukur

“Ndjehemi të turpëruar” – Presidentja Davkova reagon për thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve

“Ndjehemi të turpëruar” – Presidentja Davkova reagon për thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla pas arrestimit të kolonelit: S’ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Man Utd përgatit ofertë zyrtare për Seskon

Newcastle ofron 80 milionë euro për Seskon

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

Një e mitur në Rahovec dhe një burrë në Pejë raportohen të zhdukur

“Ndjehemi të turpëruar” – Presidentja Davkova reagon për thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve

“Ndjehemi të turpëruar” – Presidentja Davkova reagon për thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve

Vuçiqi synon të takojë Putinin në Pekin

Vuçiqi synon të takojë Putinin në Pekin

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla pas arrestimit të kolonelit: S’ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X