Kadrijaj theksoi se “po i vjen turp” që po duhet të diskutohet aq shpesh për veteranët në Kuvend, shkruan teve1.info
Ajo shtoi se luftës në Ukrainë e Rusi po i jepen lavdata, por që sipas saj edhe luftëtarët e Kosovës kanë dhënë shumë për vendin.
“Se vërtetë mu po më vjen turp që po duhet aq shpesh në këtë Kuvend me debatu për veteranët e luftës. O turp more me i diskriminu. Është turp me i përul njerëzit që kanë sakrifiku aq shumë. Dijeni. Unë po e shoh se tash po i jepni merita luftës që po ndodh në Ukrainë dhe Rusi dhe po dimë me dhanë lavdata për luftëtarët dhe qëndresën heroike të Ukrainës, por jo shumë larg ka ndodhë edhe në Kosovë kjo. Jo shumë larg ka luftëtarë që ju sot po dëshironi me i deskriditu dhe me i diskriminu dhe me i përul, kanë qenë në frontet e luftës njëjtë si Ukraina”, shtoi Kadrijaj. /Teve1.info/