TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj: Aleatët po kërkojnë që zbatimi i marrëveshjes së Brukselit të nisë me Asociacionin

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kadrijaj: Aleatët po kërkojnë që zbatimi i marrëveshjes së Brukselit të nisë me Asociacionin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj thotë se qeveria Kurti ka dështuar në procesin e dialogut. Sipas saj, për shkak të qasjes së gabuar të Kurtit, aleatët e Kosovës po kërkojnë që zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të nisë më procedurat për themelimin e Asociacionit.

Kadrijaj për KosvoaPress, thotë se kjo është e dëmshme për vendin, pasi nuk dihet se a do të vazhdojë me zbatim të marrëveshjes edhe pala serbe.

“Duke mos qenë kooperativë dhe duke menduar që edhe me faktorin ndërkombëtar kjo qeveri është munduar me lu me dy karta, të pranojë dhe të deklarojë diçka tjetër në Bruksel dhe tjetër gjë në Kosovë. Kur është pranuar plani franko-gjerman, s’ka pas ndarje të ndonjë marrëveshje që me pas rëndësi sikurse tash që i jepet rëndësi Asociacionit brenda marrëveshjes. Tash po gjendemi në një situatë që po kushtëzohet që fillimi i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të nisë me Asociacionin. Kosovën kjo e vendos në një situatë jo shumë të lakmueshme, pasi në këtë rend nuk dihet a do të zbatohet nga pala tjetër, apo veçse do të marrin Asociacioni njëjtë sikurse ndodhi me tokat e Manastrit të Deçanit. Kjo qasje në dialog e ka dëmtuar dhe kthyer prapa Kosovën. Ky drafti i Asociacionit është forma më e keqe e mundshme që mund t’i ndodh Kosovës, pasi me këtë Asociacion shihet se do të ketë kompetenca ekzekutive dhe do të ketë një autonomi”, thotë ajo.

Megjithatë, deputetja opozitare deklaron se zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, është shumë larg, ani pse palët kanë pasur kohë deri më 18 korrik të dërgojnë komente për planin e sekuencimit të propozuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ajo akuzon Serbinë si palë dekonstruktive, mirëpo është skeptike se edhe Kosova do të bëjë lëvizje përpara për shkak se vendi është në vit zgjedhor.

“I kam hezitimet e mija se Kosova do të bëjë progres në këtë drejtim, pasi jemi në vit zgjedhor dhe në asnjë mënyrë këta nuk do të luajnë me kartat e tyre. Ata do të shohim me bërë ndonjë veprim populist që e ndezi masën dhe mban elektoratin dhe votuesin e LVV-së. Në asnjë mënyrë ndonjë veprim drejt zbatimit konkret edhe pse është pranuar marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, thekson Kadrijaj.

Megjithëse kërkon heqjen e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, Kadrijaj thotë se unioni evropian është skeptik për largim të masave për shkak të paralajmërimeve të qeverisë për hapjen e urës së Ibrit.

“Qeveria me çështjen e dinarit, mbylljen e filialeve të bankës, mendoj se vendet e BE-së po kosniderojnë se prapë qeveria po punon në drejtim të eskalimit të situatës dhe s’po ka unitet të vendeve të BE-së për hiqen e masave”, deklaron Kadrijaj.

Në anën tjetër, ajo është kritike edhe ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila sipas saj, s’ka sjellë asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare për Kosovën.

“Ne kemi regres sa i përket politikës së jashtme. Asnjëherë nuk e mendoj se politika e jashtme dhe imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dëmtuar sesa me këtë qeverisje. Jemi në masa ndëshkuese, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë…S’ka pasur asnjë njohje të re, s’ka anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, përfundon Kadrijaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën