TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të votojë mandatarin e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Glauk Konjufca.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Kadrijaj ka theksuar se dekretimi i Konjufcës nga presidentja Vjosa Osmani, pa siguruar paraprakisht 61 votat e nevojshme, përbën “blerje kohe dhe zvarritje të proceseve” nga ana e Vetëvendosjes.

“Aleanca ka qenë shumë e qartë. Ne kemi pasur qëndrimin që vendi të ketë një qeveri të re të formuar nga ish-partitë opozitare, gjë që nuk u arrit. Dekretimi i mandatarit të dytë, në momentin kur LVV nuk i ka numrat, është vetëm zvarritje. Po shihet që synimi i LVV-së është që zgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit, në periudhë festash, me shpresën që mërgimtarët do të vijnë dhe do ta votojnë masivisht LVV-në. Por tashmë shihet se preferencat e tyre nuk janë më ekskluzivisht për LVV, por edhe për partitë e tjera”, është shprehur ajo.

Kadrijaj kritikoi edhe thirrjet publike të Vetëvendosjes drejtuar deputetëve të partive tjera për të votuar qeverinë e re.

“LVV po u bën ftesë deputetëve dhe partive që të reflektojnë, gjë që është nonsens. Nuk ka ndodhur kurrë që partitë që s’janë në koalicion të votojnë një qeveri me të cilën nuk kanë asnjë lidhje. Këtë po e kërkon mazhoranca aktuale”, ka përfunduar Kadrijaj.

Ndryshe, seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër (e mërkurë) me fillim në ora 14:00.

Kjo seancë zhvillohet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, pasi presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e ekzekutivit të ri.

Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së që do të provojë të formojë Qeverinë e re, pas kreut të partisë, Albin Kurti, i cili më 26 tetor dështoi të sigurojë votat e nevojshme.

Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.

Sipas praktikave, Konjufca pritet të paraqesë një ekspoze para 120 deputetëve dhe të prezantojë kabinetin e ri qeverisës, për votimin e të cilit kërkohen të paktën 61 vota.

Pas propozimit si mandatar nga LVV-ja, Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë parlamentare, por jo edhe ndonjë marrëveshje koalicioni.

Ai tha se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Ndërkaq, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh as “mundësi teorike” që të arrihet një koalicion me partitë e tjera shqiptare, të cilat, sipas tij, kanë “ndërtuar një urrejtje hibride ndaj meje”./teve1.info/

Tags: AAKGlauk KonjufcakryeministerLVVTime Kadrijaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK thërret konferencë për media

Rrëfimi i Besnik Restelicës – Heroi që u keqtrajtua deri në vdekje në burgjet serbe

Rrëfimi i Besnik Restelicës – Heroi që u keqtrajtua deri në vdekje në burgjet serbe

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu nesër pret në takim kryediplomaten shqiptare Elisa Spiropalin

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu nesër pret në takim kryediplomaten shqiptare Elisa Spiropalin

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK thërret konferencë për media

Atletico eliminon Bruggen, avancon në Champions

Atletico eliminon Bruggen, avancon në Champions

Prishtina angazhon qendër amerikane

Prishtina angazhon qendër amerikane

Rrëfimi i Besnik Restelicës – Heroi që u keqtrajtua deri në vdekje në burgjet serbe

Rrëfimi i Besnik Restelicës – Heroi që u keqtrajtua deri në vdekje në burgjet serbe

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën