TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadri Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, trupi gjykues nuk e shqyrtoi kërkesën

by Tëvë1
2 vjet ago
4
A A
Kadri Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, trupi gjykues nuk e shqyrtoi kërkesën

Në prag të përfundimit të paraqitjes së provave nga ana e Prokurorisë, Kadri Veseli kishte kërkuar lirim të përkohshëm në Kosovë. Mirëpo, kjo kërkesë ishte kundërshtuar nga pala kundërshtare , ndërsa trupi gjykues nuk e kishte shqyrtuar fare.

Sipas vendimit për vazhdimin e paraburgimit ndaj Veselit, të datës 11 prill 2025, rezulton se kërkesa për lirim ishte dorëzuar më 3 prill 2025.

Mbrojtja kishte argumentuar se përfundimi i paraqitjes së provave nga Prokuroria justifikonte lirimin e përkohshëm të Veselit. Megjithatë, duke qenë se në atë kohë Prokuroria ende nuk e kishte përfunduar zyrtarisht paraqitjen e çështjes së saj, trupi gjykues vendosi të mos e trajtojë këtë kërkesë.

“Trupi Gjykues vëren se në Kërkesën për Lirim të Përkohshëm, mbrojtja e Veselit pohon, ndër të tjera, se përfundimi i paraqitjes së çështjes nga ZPS përbën një ndryshim material në rrethana që arsyeton lirimin e përkohshëm të z. Veseli. Meqë ZPS ende nuk e ka përfunduar zyrtarisht paraqitjen e çështjes së saj dhe meqë afatet kohore për paraqitjen e përgjigjeve dhe replikave sipas Rregullës 76 nuk kanë skaduar ende, trupi nuk do të trajtojë Kërkesën për Lirim të Përkohshëm në këtë vendim”, thuhet në vendim.

Për Veselin, trupi gjykues vlerëson se ai vazhdon të paraqesë rrezik për arratisje, duke marrë parasysh seriozitetin e akuzave të konfirmuara kundër tij, mundësinë e një dënimi të gjatë dhe provat që pritet të paraqiten lidhur me këto krime.

Megjithatë, trupi gjykues është i mendimit se nuk ka mjaftueshëm argumente për të vërtetuar se Veseli do të arratisej.

Ndryshe, një kërkesë e tillë nuk ishte paraqitur nga Hashim Thaçi.

Pas vendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit, Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e kësaj mase edhe për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor./BetimipërDrejtësi

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën