Aventura e ish-mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe në futbollin kosovar, duket se ka marrë fund.
Kaçe do të largohet nga Gjilani dhe ndërprerjen e bashkëpunimit pritet që shumë shpejt ta zyrtarizoj ekipi i Superligës.
Kaçe iu bashkua Gjilanit para fillimit të këtij sezoni me bujë të madhe, por 31-vjeçari nuk ka arritur ta dëshmoj veten si përforcim i madh për ekipin e trajnerit Ardian Nuhiu.
Ai deri më tani ka regjistruar 7 paraqitje në elitën e futbollit kosovar dhe vetëm në një ndeshje ka luajtur për 90-të minuta, fitoren e Gjilanit 2:1 ndaj Llapit.
Kaçe, po ashtu, nuk ka qenë fare i përfshirë në ekip në tri ndeshjet e fundit, ku Gjilani ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.
Mesfushori u transferua te Gjilani si lojtar i lirë dhe me skuadrën kosovare firmosi kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Skuadra e Gjilanit, aktualisht zë vendin e 6-të në tabelë me 17 pikë të mbledhura pas 15-të ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, ku ka regjistruar 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.