TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kabllot e rrymës edhe mbi varre, banorët e Lubizhdës shprehen të zhgënjyer me KEDS

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A

Tash e mbi tre vjet banorët e fshatit Lubizhdë të Hasit ndihen të rrezikuar nga shtyllat elektrike gati të rrëzuara dhe telat e kabllot e rëna në tokë. Ata shprehen të zhgënjyer nga KEDS-i, pasi kërkesat e tyre për zgjidhje të problemit nuk u morën asnjëherë parasysh.

Janë të lidhur me njëri tjetrin.

Nga shtyllat gati të rrëzuara, telat e energjisë elektrike kanë rënë edhe në tokë.

Disa prej tyre kanë rënë edhe mbi varre.

E kjo gjendje në varrezat e fshatit Lubizhdë të Hasit po i shqetëson banorët e këtushëm.

“Këto kabllat shumë probleme bëjnë. Edhe për të vdekurit edhe për ata që po vijnë me i varrosë rahmetlitë. Probleme ka, vijnë edhe lopë, hyjnë edhe këndej. Vijnë besa fëmijët me i kontrollu me i këqyrë lopët; telat po shihen tash s’kam çka me ju tregu, po shihen krejt të ramë për toke. Është shumë shqetësuese, shumë, se nuk është një problem që nuk munden me e ndreqë, duhet me e ndreqë këta”, thotë Gëzim Nerjovaj, banor i fshatit Lubizhdë.

Problemi i njëjtë është edhe në mes të fshatit.

Tellat e rrymës atje janë të lidhura mes degësh, fare pranë trotuarit.

E pikërisht nëpër të kalojnë çdo ditë nxënësit për të shkuar në shkollë.

Ndërsa për të mos u rrëzuar, shtyllat elektrike po mbahen me drunj.

Prandaj banorët shprehin zhgënjimin e tyre me KEDS-in, pasi sipas tyre, kërkesat e bëra tash e tri vjet nuk po merren parasysh.

“Ka më shumë se tri vite që janë në këtë gjendje. Janë jashtëzakonisht rrezik sidomos po flas për fëmijët të cilët udhëtojnë në këtë trotuar dhe vijnë në shkollë po edhe për të gjithë banorët e fshatit Lubizhdë. Të gjitha kërkesat që i kemi adresu në KEDS as që merren parasysh nga KEDS-i, as nuk janë të interesum me bo zgjidhje”, shprehet Bekim Nerjovaj, ish-kryetar i fshatit.

Tëvë1 ka pyetur KEDS-in nëse është në plan të ndërmerren masa për rregullimin e shtyllave dhe telave të rënë në tokë, mirëpo deri në publikimin e kronikës të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën