Ka vdekur infermierja në Spitalin e Gjilanit, Safete Fetinci, raporton teve1.info
Lajmin e ka publikuar Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook derisa i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.
“Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Safete Fetinci, infermiere në Spitalin e Gjilanit.
Fetinci dha kontribut të çmuar dhe ishte një kolege dhe humaniste shumë e respektuar.
OIK ju shprehë ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve të znj. Fetinci”, thuhet në njoftim.