TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ka qenë sikur akull i patinazhit”- banorët e fshatit Vranidoll ankohen për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Gjenda e rrugëve të Prishtinës pas reshjeve të borës e ngricave që u krijuan ishte ende e vështirë për qarkullim. Kësisoj banorët e fshatit Vranidoll të Prishtinës thanë për tëvë1 se pavarësisht kërkesës së tyre për intervenim në lagjet e këtij fshati, ndihma nuk erdhi nga Komuna e Prishtinës.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
0 0
A A

Qarkullimin në mesditë ishte më i lehtë.
Por, banorët e Vranidollit, daljen nga fshati e kishin më të vështirë, mëngjesin e së hënës.

Krejt kjo, pas reshjeve të borës të së dielës mbrëma.

Ky shtyri që vet t’i drejtohen Komunës së Prishtinës.

“Sot në mëngjes kur jemi zgjuar ka qenë këndej sikur akull i patinazhit. E thirra drejtorin e shërbimeve publike në Komunë i tregova për problemin. I thash kështu e kemi fshatin lagjen e epërme të poshtme si dhe lagjen e “Verbovce”është patinazh krejt akull,  i thash a ka mundësi me intervenuar me na dërguar do kripë me na e hapë rrugën më tha qe menjëherë po intervenojmë nuk ka kurgjo hiç. Tash ka filluar me shkri Zoti edhe po vjen uji poshtë, si zakonisht këtu në lagje na merr uji gjithmonë”, u shpreh kryetari i fshatit.

Një banor tjetër, thotë se situatën po e vështirëson, edhe gjendja e keqe e rrugëve.

“Kur ka reshje kështu të mëdha të borës vijnë dhe e pastrojnë në ndërkohë edhe kanë vendos edhe krip. Jo, jo nuk ka pasur ekipe se edhe nuk ka ndonjë borë siç po shihet është e kalueshme. Po mungesën e kemi të rrugës asfalti është shkatërruar i tëri, kanalizimi nuk është i mirë”, u shpreh një banorë.

Për këtë, kryetari i fshatit ka një kërkesë për Komunën e Prishtinës.

“Kërkesa jem primare në këtë kohë është që këta akulla me i ndjetë gati brenda mundësive më i shkri deri në pranverë. Se në paraverë na kanë thënë qe kanë bo projekte për rrugë, kanalizime dhe ndriçime”, ka thënë tutje kryetari i fshatit.

Ndërkohë, në një përgjigje për tëvë1, Drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Luftar Braha, ka thënë se gjatë ditës ekipet e pastrimit dolën në terren për pastrimin e rrugëve.

Por situatë më rënduar, u pa të dielën mbrëma në rrugët e kryeqytetit.

Situata e krijuar gjatë reshjeve të borës në rrugën “Mon Balaj”, përplasi nivelin lokal me atë qendror.

Fillimisht, komunarët thanë se përgjegjësia për pastrimin e kësaj rrugë, është e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

“Segmenti i rrugës “Mon Balaj”, në Kodrën e Trimave, është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Pavarësisht ndarjes së kompetencave, Komuna ka intervenuar mbrëmë dy herë në këtë segment rrugor, duke vepruar me vendosmëri për të parandaluar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Por,  të shpejtë në reagim, ishin nga ministria.

“Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj”. Ky segment është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në këtë pjesë të rrugës”, thuhet në reagimin e MMPHI.

Nga kjo ministri, kanë bërë të ditur se përgjegjësia e tyrë fillon tek segmenti rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

Rama së bashku me fëmijët në Prishtinë shënojnë ditën e pranverës me mbjellje lulesh

​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën