TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ka persona që kanë gënjyer nën betim” – Avokati i Kadri Veselit kritikon ZPS-në

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
“Ka persona që kanë gënjyer nën betim” – Avokati i Kadri Veselit kritikon ZPS-në

Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vazhduar kritikat ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) edhe të enjten, duke theksuar se nuk ka prova që Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm gjatë kohës që ndodhej jashtë vendit.

Avokati i tij, Rodney Dixon, ka ritheksuar se ZPS-ja nuk ka fakte të mjaftueshme për akuzat e ngritura ndaj Veselit. Ai ka theksuar se viktimave u duhet drejtësi, por një drejtësi “e bazuar në të vërtetën dhe realitetin”.

“Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë gjykata me integritet, pavarësisht nëse u duhet mbi 5 vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu”, ka thënë Dixon gjatë ditës së dytë të deklaratave përmbyllëse.

Ai i ka bërë thirrje trupit gjykues që të ndajë faktet nga shpikjet:

“Kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje të fajësisë. Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet”.

Dixon ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si ZPS-ja ka trajtuar dëshmitarët:

“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë së qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë kemi parë sulme ndaj disa dëshmitarëve dhe persona të tjerë nuk janë marrë në konsideratë, ndërsa gënjeshtarëve u është dhënë mundësia të japin përgjigjet e tyre. Si është e mundur që gjykata të mbështetet në disa dëshmitarë për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim dhe nuk kanë thënë të vërtetën”, ka deklaruar avokati i Veselit.

Seanca ka vazhduar me shqyrtimin e provave dhe deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes dhe Prokurorisë.

Tags: Gjykata SpecialeHagakadri veseliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën