Pas Napolit edhe skuadra e Juventusit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Jadon Sancho, ka shkruar të premten “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se Juventusi ka nisur negociatat me Manchester Unitedin për mesfushorin Sancho, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit anglez.
Sezonin e fundit, Sancho ishte i huazuar te Chelsea, ekip që nuk shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij edhe pse 25-vjeçari realizoi 5 gola e bëri 10 asistime në të gjitha garat.
Sancho ka kontratë me Chelsean deri në vitin tjetër kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.