Skuadra e Juventusit do të jetë e kompletuar për derbin kundër Interit, i cili luhet këtë vikend në kuadër të Serie A.
Mediumet italiane kanë njoftuar të hënën se mesfushori Ardien Rabiot dhe sulmuesi Federico Chiesa do të jenë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për këtë ndeshje.
Të dy lojtarët i kanë munguar Juventusit në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, por tashmë janë rikuperuar dhe po stërviten normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Dueli mes Interit dhe Juventusit, zhvillohet të dielën mbrëma dhe i takon xhiros së 23-t të kampionatit italian.
Interi është lider në Serie A me 54 pikë, një më shumë se Juventusi që renditet e dyti dhe ka një ndeshje me shumë të luajtur.