Protestat masive kundër presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Beograd nuk kanë të ndalur.
Pakënaqësitë ndaj shefit të shtetit serb nuk po zbehen që nga nëntori i vitit 2024.
Janë bërë afër 1 vit që kur studentët me këmbëngulje nëpër rrugë në shumë qytete në Serbi, po kërkojnë largimin e Vuciq pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
E pranë pallatit presidencial në Beograd, janë rishfaqur persona të maskuar, me kapela të zeza, të cilët dyshohet të jenë grupet e afërta të terroristit, që mori përsipër sulmin në Banjksë, Milan Radojiçiq.
Avokati nga Beogradi, Luka Jovanoviq thotë se ky grup çdo ditë e më shumë po rritet dhe se gjasat për eskalim të situatës, janë të mëdha.
“Rishfaqja e tyre, në fakt, nuk është ndonjë befasi shumë e madhe, sidomos që prej Çaçilendit të vjetër, Parkut Pionieri, është folur për të gjitha protestat e mëdha që kanë ndodhur gjatë vitit të fundit. Për momentin është vështirë të thuhet nëse kjo situatë mund të përshkallëzohet në një incident drastik siç ndodhi me 15 mars, apo në masë më të madhe siç ishte me 28 qershor. Por duket se gjithnjë e më shumë njerëz po vijnë drejt qendrës së Beogradit, para kuvendit, dhe përreth atij, të themi, parkut Çaçilend, dhe kjo nënkupton që gjasat për një përshkallëzim po bëhen më të mëdha”, ka thënë ai.
Jovanoviq thekson se në këto protesta janë të përfshira dy grupe të ndara.
“Për t’i rënë shkurt, situata që u përshkallëzua një vit më parë ka arritur majat me ngjarjet para kuvendit me 2 – 3 nëntor. Thjesht, kriza që është shfaqur për shkak të paaftësisë për të gjetur fajtorët për tragjedinë në Novi Sad ka rezultuar me krizën që e shohim sot. Momentalisht, situata duket stabile, por duket sikur është matje e palëve. Në njërën anë janë njerëzit që përkrahin zonjën Hrga* me grevë urie, dhe kjo mbi të gjitha për të mbrojtur atë nga vëmendje e padashur e pjesëmarrësve të protestave në Çaçilend. E në anën tjetër kemi atë kampin e organizuar nga protestat shtetërore përballë kuvendit të shtetit, i cili është aty tash e disa muaj, e për të cilin shtrohet pyetja çfarë përfaqëson?”, shprehet ai.
Por, a mund të ndikojnë këto protesta në zhvillimet në komunat verirore?
“Veprimet e përgjithshme të policisë në këtë rast, sidomos në atë rast, ka qenë
kundër protestuesve qytetarë në Serbi gjatë vitit të kaluar. Për momentin, nuk duket se kjo që po ndodh në Beograd mund të ndërlidhet menjëherë me ngjarjet në Mitrovicën Veriore, por varet se çfarë ndodhë në ditët në vijim, dhe ngjarjet në Beograd mund të kenë përmasa edhe më të gjera”, vlerëson avokati .
Ditë më parë, protesta në Beograd në parkun Pionierët eskaloi, me ç’rast u raportua që grupi i terroristit, Millan Radojiciq sulmoi protestuesit të cilët ishin pranë pallatit presidencial.






