Megjithë spekulimet për largim nga Muncheni, Joshua Kimmich ka vendosur të qëndroj te Bayerni dhe të nënshkruaj vazhdimin e kontratës.
Javët e fundit, Kimmich spekulohej se nuk do ta vazhdoj kontratën pasi drejtuesit e gjigantit gjerman, ishin lodhur me kërkesat e mëdha dhe shtyrjet e panevojshme të takimeve nga ana e lojtarit.
Lajmi për vazhdimin e kontratës vjen nga gazetari Fabrizio Romano, i cili raporton se palët kanë rënë dakord dhe se futbollisti gjerman asnjëherë nuk e ka pasur në opsion largimin.
Sipas Romanos, Real Madridi që supozohej se interesohej për mbrojtësin e krahut të djathtë, ka një marrëveshje me yllin e Liverpoolit, Trent Alexander Arnold, dhe nuk ka pasur bisedime për Kimmichun.
Me kontratën e re, gjermani do të qëndroj në klub deri më 2029 dhe shihet si kandidati kryesor për shiritin e kapitenit te Bayerni.