TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jordania i quan “kërcënim” për sovranitetin e saj komentet e Netanyahut për “Izraelin e Madh”

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Jordania i quan “kërcënim” për sovranitetin e saj komentet e Netanyahut për “Izraelin e Madh”

Jordania ka dënuar komentet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai është i lidhur me vizionin e “Izraelit të Madh”, duke i quajtur komentet një kërcënim për sovranitetin e saj.

Dje, Netanyahu për kanalin e lajmeve i24 tha se ndihet “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”.

Ai tha se e konsideron veten “në një mision historik dhe shpirtëror” që lidhet me “brezat e hebrenjve që ëndërronin të vinin këtu dhe brezat e hebrenjve që do të vijnë pas nesh”.

Izraeli i Madh është një term biblik i përdorur në politikën izraelite për t’iu referuar zgjerimit të territorit të Izraelit për të përfshirë Bregun Perëndimor, Gazën, Lartësitë e Golanit të Sirisë, Gadishullin Sinai të Egjiptit dhe pjesë të Jordanisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë i quajti komentet e Netanyahut “një përshkallëzim të rrezikshëm dhe provokues, një kërcënim për sovranitetin e shteteve, si dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së”.

“Këto pretendime iluzive, të cilat pasqyrohen në deklaratat e zyrtarëve izraelitë, nuk do të ndikojnë në Jordani dhe shtetet arabe dhe nuk do të zvogëlojnë të drejtat legjitime dhe të patjetërsueshme të popullit palestinez”, tha ministria jordaneze.

Më tej, ministria theksoi se “këto pretendime dhe iluzione të miratuara dhe të promovuara nga ekstremistët e qeverisë izraelite inkurajojnë vazhdimin e cikleve të dhunës dhe konfliktit” në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Jordania i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar “masat dhe deklaratat provokuese të Izraelit që kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Ushtria izraelite vazhdon me një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 61.700 palestinezë, pothuajse gjysma e tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze./Anadolu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Izraeli hap rrugën për konfiskime të mëdha tokash në Bregun Perëndimor të pushtuar

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

Haxhiu: Kërkesa e Prokurorisë, orvatje për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën