Jeton Bytyqi është propozuar kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Kështu votuan deputetët e Kuvendit ku në votim morrën pjesë gjithsej 96 deputetë, shkruan teve1.info.
Prej tyre 69 vota ishin për Jeton Bytyqin, 19 vota për Selman Ymerin kurse 8 fletëvotime ishin të pavlefshme.
“Në bazë të raportit të Komisionit Zgjedhorë konstatoj se Kuvendi e propozon Jeton Bytyqin kandidat për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese për emërim nga presidentetja e Republikës së Kosovës”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci./teve1.info./