TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Jericho” në Festivalin e RTSH-së me këngë dedikuar nënës së tij të ndjerë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Jericho” në Festivalin e RTSH-së me këngë dedikuar nënës së tij të ndjerë

“Jericho” është në mesin e 26 artistëve, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit në RTSH, ku fituesi që prej vitit 2004 përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision Song Contest”.

Këngëtari është shprehur i lumtur që sivjet është në mesin e artistëve në garë, ndërsa kënga e tij me të cilën do të prezantohet “Emri yt mirësi” është një dedikim për nënën e tij të ndjerë.

“Jam shumë i lumtur në veçanti që do të mund ta interpretoj kungën time bashkë me Orkestrën Simfonike te RTSH-së, orkestër kjo e themeluar ne vitin 1962 dhe mban titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’ dekoruar nga presidenti i Shqipërisë”.

“Kjo këngë e dedikuar për nenën time të ndjerë nuk kishte se si të realizohej më mirë se në përcjellje të kësaj orkestre të madhe, në festivalin më të madh në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e mi dhe koleget e mi te nderuar Bojken Lako, Shpetim Saraçi dhe Arbana Osmani”, është shprehur Jericho.

Përveç kësaj, ai e sheh Festivalin e RTSH-së si një mundësi e mirë për artistët që të performojnë me orkestër, por edhe të kalojnë momente të mira mes artistëve që janë në garë.

“Mezi po pres që të fillojmë provat me orkestrën dhe te takoj e te kalojmë momente te bukura me te gjithë artistet pjesëmarrës, shume prej te cilëve i kam miq, e dua muzikën e tyre dhe ndjehem i nderuar te ndaje te njëjtën skene me ta”.

“Shpresoj të jete një edicion festivali me të cilin do të mburremi për përmbajtjen dhe fokusin në muzikë, vijë melodike, tekst, orkestrim dhe interpretim”, është shprehur ai, ndërsa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po i japin në vazhdimësi.

Kujtojmë se përveç “Jerichos”, këtë vit në Festivalin e RTSH-së nga Kosova janë edhe këngëtaret Fifi dhe Albina Kelmendi.

Festivali i Këngës këtë vit do të mbahet katër net, më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, ndërsa vjen me disa risi, ku juria profesionale do të zgjedhë tre fituesit e çmimeve të festivalit, ndërsa me vota të publikut do të zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision”, që do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Liverpool të Britanisë së Madhe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Mossit: dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje dhe posedim të drogës

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Mossit: dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje dhe posedim të drogës

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Osmani shpërndan Kuvendin pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Osmani shpërndan Kuvendin pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston në Prishtinë një 40-vjeçar të dënuar për disa vepra penale

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Kjo është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin

Osmani në Zvicër thotë se Kosova ka nevojë për miq të fortë

Presidentja Osmani mban konferencë për media

Parashikimi i motit për të martën

Diell e vranësira sot, maksimalja 16 gradë

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën