TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jasir Asani me lavëdata për Sylvinho dhe zbulon ofertat

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Jasir Asani me lavëdata për Sylvinho dhe zbulon ofertat

Jasir Asani është njeriu i momentit te Shqipëria.

Sulmuesi anësor është protagonist kryesor i kuqezinjve në këto eliminatore me tre gola të shënuar, por ka edhe dy asiste. Statistika këto që e ndihmojnë Shqipërinë të renditet e para në grupin kualifikues dhe shumë pranë biletës për në Europianin e verës së ardhshme që zhvillohet në Gjermani.

Së fundmi, Asani që aktivizohet në Korenë e Jugut me skuadrën e Gwangju, ka dhënë një intervistë për një faqe italiane, ku thekson rëndësinë që pati trajneri Sylvinho në karrierën e tij si dhe mundësinë që në janar të transferohet në një kampionat tjetër, ku ai preferon Serinë A.

“Jam i bindur se nëse në Tiranë do të kishim një stadium si Camp Nou, shqiptarët do ta kishin mbushur plot. Jemi një popull i çmendur për futboll. Në Shqipëri marrim një dashuri të jashtëzakonshme nga tifozët. Në rrugë na quajnë heronj dhe mesazhet në rrjetet sociale i kemi plot. Ndonjëherë humbas në Instagram edhe mesazhet e prindërve, aq shumë janë. Mendoja se nuk do më thërrisnin më në kombëtare, por ja ku jam, në moshën 28-vjeçare. Protagonist në një Shqipëri që është më e fortë se kurrë.

Sylvinho më ndryshoi jetën, para tij asnjë trajner i kombëtares nuk më konsideroi kurrë. Kam lindur në Shkup, Maqedonia e Veriut më kërkoi, por unë refuzova. Jam ndjerë gjithmonë shqiptar. Akoma e mbaj mend telefonatën e parë me Sylvinhon. Më telefonoi pak orë para një ndeshje dhe isha aq i lumtur sa në atë sfidë shënova një tripletë.

Kam oferta nga Italia, Gjermani, Arabia dhe Spanja, në janar pres të transferohem në një prej këtyre ligave. Por, si çdo shqiptar edhe unë jam i fiksuar me Serie A. Të gjithë në Shqipëri përveç mbështetjes për një ekip shqiptar, bëjnë tifo edhe për një klub italian.

Goli ndaj Polonisë ishte i mrekullueshëm. Mund ta kem parë edhe një mijë herë të tjera. Në një moment gjatë ndeshjes, Szczęsny m’u afrua dhe më komplimentoi. Më tha se nuk e priste kurrë që unë të godisja nga ai pozicion”, përfundoi Jasir Asani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

Muslija ndër më të mirët e xhiros në Bundesliga 2

Muslija ndër më të mirët e xhiros në Bundesliga 2

Hajdari në formacionin e javës në Bundesligë

Hajdari në formacionin e javës në Bundesligë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

Osmani pret në takim Peleshin

Osmani pret në takim Peleshin

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Muslija ndër më të mirët e xhiros në Bundesliga 2

Muslija ndër më të mirët e xhiros në Bundesliga 2

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën