TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jashari: Uroj që pas protestës Qeveria dhe Nagavci ta lexojnë drejt mesazhin tonë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bashkëpunuan në kalimin e drogës nga Rinasi në Turqi, arrestohen dy vëllezërit turq 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Krahas kësaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, shpreson që pas kësaj proteste, Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do ta lexojnë drejt mesazhin e tyre, kështu duke filluar edhe me dialogun.

“Uroj që pas 1 majit, Qeveria dhe Nagavci ta lexojnë drejt mesazhin dhe të fillojmë me dialogun, sepse kur ka takime marrëveshjet mund të arrihen, pasi të gjitha kërkesat tona janë legjitime dhe shumë lehtë realizohen. Në protestën e nesërme sa i takon SBASHK-ut, marrin pjesë vetëm udhëheqësit sindikal të të gjitha niveleve, gjegjësisht kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale që nga çerdhet deri në universitet. Do të kemi marshim nga oborri i bibliotekës ndërkombëtare drejt MAShT-it, pastaj drejt konvikteve, pastaj për t’u kthyer deri tek katedralja, e për t’u ndalur pastaj te Qeveria për t’i thënë kërkesat tona. Mesazh numër 1 është “Qeveri reflekto dhe realizo kërkesat tona”, kështu për të parandaluar veprimet tjera sindikale”, deklaroi Jashari në emisionin “Ditari”.

I pyetur se a kanë tentuar që para vendimit final për protestën, të kontaktojnë edhe njëherë me ministren apo dikë nga Qeveria, Jashari bëri të ditur se përveç se kanë dërguar të shkresa, më 22 prill kanë kërkuar edhe takim me Nagavcin, por që s’kanë marrë përgjigje.

“Po, ne kemi dërguar shkresën e radhës, kemi dërguar shkresa edhe në të kaluarën. Më 22 prill kemi kërkuar takim me ministren Nagavci, mirëpo në atë kohë s’kemi marrë përgjigje. Madje, për hir të korrektësisë i kemi dërguar edhe më 25 prill edhe informatën që do të mbahet protesta, i kemi treguar se kush do të marrë pjesë”, potencoi tutje Jashari në Tëvë1.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar se në organizimin e protestës më 1 maj para Qeverisë, do të kërkojnë ngritjen e pagave, nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit dhe zbatimin e normave të mësimdhënies deri në 18 orë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Auto Draft

Kulla e Isa Boletinit në veri, kuq e zi për 28 nëntor

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën