TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për Pavarësi dhe Epopenë

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Jashari tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për Pavarësi dhe Epopenë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk do të merr pjesë në asnjë aktivitet të organizuar nga qeveria aktuale me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së se pavarësisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. Megjithatë, ai thotë se do të zhvillojnë aktivitete tjera në shënim të kësaj feste, por jo në bashkëpunim me qeverinë aktuale.

Ai derisa arsyeton këtë vendim, thotë se vendi ka të bëjë me një qeveri dhe kryeministër “kundër vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Kemi një qeveri dhe kryeministër anti UÇK dhe UÇK me një anti UÇK, kështu nuk munden bashkë me nderua dhe respektua luftën e UÇK-së dhe vlerat kombëtare…Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve ka rreth dy apo tre vite që nuk i bënë aktivitetet bashkë me Qeverinë e Kosovës për shënimin e pavarësisë. Sepse kur goditet dhe bëhen përpjekje nga nja Gjykatë e njëanshme speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Serbisë, kemi një kryeministër që godet vlerat e luftës të UÇK-së. Kemi një ministre që udhëheq një dikaster aq të rëndësishëm, Donika Gërvalla (Schwarz), e cila njollos dhe është e faktuar ajo që ka deponuar dëshmi të rrejshme kundër luftës së UÇK-së. Pastaj, kemi udhëheqësen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, e cila bashkëpunon me kriminelet serbë me godit veteranin, e godet luftën e UÇK-së dhe është e natyrshme që nuk mundemi me këta t’i festojmë festat”, thotë Jashari.

Ai rithekson se në bashkëpunim me qeverinë aktuale nuk do të bashkëpunojnë për festen e 17 shkurtit. Derisa thotë se kanë aktivitetet e tyre.

“Dëshmoret dhe familjet e dëshmorëve, invalidë dhe familjet e tyre, veteranet, është rruga e ndritur që ka sjellë vendin tek liria dhe këto institucione janë krijuar pas kësaj lufte të përgjakshme e të lavdishme, dhe këto institucione duhet t’i respektojnë këto vlera…Ne bëjmë aktivitetet që organizatat e dala nga lufta, shënojnë festat…po në bashkëpunim me këtë qeveri në asnjë rrethanë dhe formë nuk do t’i shënojmë bashkërisht këto festa”, nënvizon Jashari.

Kryesia e Veteranëve të Luftës së OVL UÇK-së ka vendosur sot të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së OVL të UÇK-së thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim me OVL UÇK, duke i përjashtuar nga çfarëdo forme e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm duke ofenduar, përjashtuar, linçuar dhe persekutuar nga çdo e drejtë ligjore./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje

​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot

​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot

Më 28 gusht shpallet aktgjykimi për Glauk Konjufcën

Më 28 gusht shpallet aktgjykimi për Glauk Konjufcën

​LVV dorëzon materiale të reja në hetuesi: Tregohen shkeljet ligjore për legalizimet në kryeqytet

​LVV dorëzon materiale të reja në hetuesi: Tregohen shkeljet ligjore për legalizimet në kryeqytet

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje

​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot

​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot

Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Tottenhami, favorit për transferimin e Fisnik Asllanit

Fisnik Asllani në radar të gjigantit turk, Galatasaray

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

Tronditje e rëndë për Juventusin, Yildiz do të mungoj për tre muaj

Tronditje e rëndë për Juventusin, Yildiz do të mungoj për tre muaj

Akull apo nxehtësi pas lëndimit? Gabimi që mund ta bëni menjëherë pas dëmtimit të muskulit ose kockës

Akull apo nxehtësi pas lëndimit? Gabimi që mund ta bëni menjëherë pas dëmtimit të muskulit ose kockës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën