Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari gjithnjë e më shumë po e dëshmon formën e tij në Ukrainë te skuadra e Cherkasyt.
Ekipi ukrainas ka bërë të ditur të enjten se Jashari është zgjedhur lojtari i muajit shtator te Cherkasy dhe kjo është hera e dytë rresht që 26-vjeçari vlerësohet kaq lart, pasi edhe për muajin gusht është zgjedhur më i miri.
Jashari në fillim të këtij viti u transferua te Cherkasy nga Drita e Gjilanit dhe këtë sezon ka regjistruar dhjetë paraqitje në kampionatin e Ukrainës, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime.