Jashari në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka thënë se argumenti kryesor i PDK-së është se me këtë ligj cenohet pavarësia e sistemit prokurorial të Kosovës.
“E dëgjova këtë deklaratë, do analizë kërkesa e tyre që e kanë bërë në Gjykatë Kushtetuese, në gjashtë nene m’u duk çështje e ekzagjeruar, pasi që Kushtetua në rastin e Këshillit Prokurorial jep mundësi që çështja e mandatit dhe përbërjes së Këshillit Prokurorial të zgjidhet me ligj. Argumenti kryesor i PDK-së është se me këtë ligj cenohet pavarësia e sistemit Prokurorial të Kosovës, duke qenë se Parlamenti që është organ politik pasi që përfaqësohet nga partitë politike bëhet faktor vendimmarrës në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe mund të ndikojë në të gjitha vendimet e rëndësishme që mund t’i merr Këshilli përfshirë edhe zgjedhjen e prokurorit në të ardhmen”, tha ai.
Meghithatë, sipas tij, Qeveria Kurti po synon ta fut në dorë Këshillin Prokurorial.
“Mazhoranca apo Qeveria aktuale po synon ta fut në dorë Këshillin Prokurorial, pasi që anëtarët jo prokuror të Këshillit mund të zgjidhen me shumicë të thjeshtë dhe në këtë mënyrë ata janë faktor dhe mund të ndikojnë në vendimmarrjen e këshillit dhe kjo e cenon pavarësinë institucionale të cilën ia ka dhënë Kushtetuta Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka deklaruar Jashari.
Të premtën PDK dhe LDK dërguan në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial. Ndonëse një veprim të tillë e kanë bërë ndaras, dy partitë opozitare kanë dhënë qëndrime të njëjta sa u përket ndryshimeve të bëra në ligj, e që sipas tyre, janë në kundërshtim me Kushtetutën. /teve1.info/