TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jashari: Në shtator do të kemi nxënës që do të vijnë në shkollë pa libra

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Jashari: Në shtator do të kemi nxënës që do të vijnë në shkollë pa libra

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, e ka cilësuar si absurde deklaratën e sotme të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila tha se janë duke shqyrtuar mundësinë transferimin e mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore në llogari të prindërve, të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre pasi nuk kanë arritur marrëveshje me shtëpitë botuese.

Sipas Jasharit, për herë të parë në Kosovë prindërit do të detyrohen të ua sigurojnë fëmijëve tekstet shkollore, e pastaj siç tha ai, do ta presin mëshirën e ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për rimbursim.

“Deklarata e sotme është edhe më e rëndë dhe është absurde ngase ajo duke thënë se gjoja po e mbrojka buxhetin e Kosovës. Duke thënë se shtëpitë botuese paskan ngritur sipas tekave të tyre çmimet e teksteve zbuloi një gjë të re e cila është për herë të parë në Kosovë, se prindërit të gjithë edhe ata të klasës 1-5 dhe ata në klasën 6-9, duhet t’i blejnë librat me paratë e tyre e pastaj të presin mëshirën e zotit Hekuran dhe zonjës Nagavci në mos do t’ua rimbursojnë mjetet në xhirollogaritë e tyre. Punë kjo e çuditshme dhe shtrohet pyetja nëse tekstet qenkan me çmime të larta për MASHT-in, ato çmime do të jenë ndoshta edhe më të larta në libraritë e qyteteve të Kosovës dhe prindërit në hallet e tyre, me varfërinë e tyre duke u përgatitur për dimrin tani më Ministria ua vuri edhe një gurë në fyt, duke u thënë që duhet t’i blejnë tekstet”, tha Jashari në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Teksa sipas tij, me fillimin e vitit të ri shkollor nëpër klasa do të ketë nxënës me libra dhe nxënës pa libra, pasi sipas tij, jo të gjithë familjet do t’i kenë kushtet për sigurimin e mjeteve shkollore për fëmijët e tyre.

“Në shtator do të kemi nxënës që kanë gjendje pak më të mirë ekonomike dhe prindërit e tyre mbase do t’i blejnë tekstet dhe do të kemi fëmijë në të njëjtën klasë, prindërit e të cilëve janë në gjendje më të vështirë ekonomike dhe nuk arrijnë të ua blejnë librat fëmijëve. Dhe një nxënës do të ketë tekste e ky nxënësi tjetër që pa fajin e tij ka një familje që ka gjendjen pak më të rëndë ekonomike, do të ndihet keq pa tekste. Mësuesit dhe në përgjithësi punëtorët e arsimit do të jenë në siklet se si të zhvillojnë mësimin dhe si të orientohen me nxënësit me e me disa pa tekste shkollore”, tha ai.

Kurse për gjithë këtë situatë Jashari tha se “fajtorja kryesore pse ka ndodhë kjo është zonja Nagavci”.

Ndryshe. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësinë për transferimin e mjete për sigurimin e teksteve shkollore.

Sipas obligimit ligjor që ka Ministria e Arsimit, sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit do të bëhet në llogari të prindërve./teve1.info./

Shtëpitë botuese me çmime të larta të librave shkollor, MAShT synon që parat për to t’ia transferojë prindërve

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën