Ekipi nga Serie A, Milani të mërkurën zyrtarizoi transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge me një kosto totale prej 37 milionë eurosh.
Jashari u bë blerja më e shtrenjtë e afatit kalimtar në Serie A, ndërsa u bë edhe blerja më e shtrenjtë e mesfushës qendrore në historinë e Milanit.
Marrëveshja mes Milanit dhe Brugget, kupton se 34 milionë janë të garantuara për ekipin belg kurse 3 milionë euro tjera janë bonuse që përbëhen prej tri klauzolave që kushtojnë nga 1 milionë euro.
Brugge do të marrë 1 milionë euro shtesë nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve në cilindo nga pesë vitet e kontratës së Jasharit.
Brugge do të ketë të drejtën edhe për 1 milionë euro në rast se Milani arrin në gjysmëfinale të Championsit, ndërsa një milionë euro tjera shkojnë nëse “Rossonerët” fitojnë Scudetton gjatë kohës së Jasharit në “San Siro”.
Vetëm nëse arrihen këto tri gjëra, atëherë Brugge do të marrë tarifën e plotë nga Milani prej 37 milionë eurosh për Jasharin, i cili me ekipin e ri ka kontratë deri në vitin 2030 dhe pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.