TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jasharaj për rezultatet në PISA: Shkollat s’i ngjasojnë shekullit XXI

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Jasharaj: Anëtarësia është pajtuar të lëvizë nën shumën 100 euro

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, thotë se rezultatet në testin PISA, janë shqetësuese dhe se fajtor për këtë janë vendimet e Qeverisë.

Shkaktar sipas Jasharajt, janë vendimet që janë marrë nga Ministria e Arsimit, për të cilat thotë se u dëmtuan nxënësit. Faj tjetër sipas tij është mungesa e digjitalizimit nëpër shkolla. Thotë se ende mësimdhënësit punojnë me shkumës e tabela.

Jasharaj ka kërkuar që të gjitha palët që janë të përfshira në arsim duhet të ulen të diskutojnë dhe të gjejnë problemin se çfarë po ndodhë.

“Dita që ministrja para medieve i shpalli rezultatet ishte një lajm shumë i keq dhe unë nuk besoj që dikush në Kosovë është njëri i lumtur, por jemi ndier të pikëlluar të gjithë nga se është hera e tretë që Kosova po del shumë keq në testin PISA, që është njëri prej instrumenteve matëse ndërkombëtare”, u shpreh Jasharaj.

Gishtin për rezultate të dobëta në testin PISA, Jasharaj e drejton kah institucionet gjegjëse, pasi siç thotë “shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit XXI”. Ai ka kërkuar digjitalizim të shkollave në vend.

Kryesindikalisti ka kërkuar më shumë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit pasi thotë se rrezikojmë që rezultate të njëjtë viteve të ardhshme.

“Konsideroj që Nagavci duhet t’i leje inatet, t’i thërras përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave e Artëve sepse konsideroj se janë kokat më të mençura të këtij vendi. Ta thërras SBASHK-un, t’i thotë prindërve t’i dërgojnë përfaqësuesit e vetë që konsiderojnë që janë më të merituarit, ne do ti dërgonim ekspertët që i kemi nga fusha e arsimit”, thotë Jasharaj për EO.

Jasharaj e ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti për nënçmimin ndaj mësimdhënësve. Thotë se ishte nismëtar i fyerjeve publike ndaj mësimdhënësve.

“Unë jam i bindur pa dashur t’i mbrojë mësimdhënësit ata bëjnë angazhime një pjesë e madhe e tyre, por duhet të shohim edhe disiplinën në shkollë, edhe kushtet e punës. Unë po them shtetet e tjera kanë bërë shumë në këtë aspekt, por fjalët Kurti i ka pasur tmerrësisht të mëdha, do ta bëjmë këtë, do të ndërtojmë qindra çerdhe, do t’i kemi shkollat ashtu e kështu, mirëpo ndodhi e kundërta, ai ishte nismëtar shpesh edhe për fyerjen publike të figurës së mësuesit. Nuk e mbrojti figurën e mësuesit dhe mësuesit në Kosovë nuk po i krijon kushtet për punë të shekullit XXI”, thotë Jasharaj.

Tags: PISAQeveria e KosovësRrahman Jasharaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën