TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jasharaj më 7 Mars: Asnjë punëtor i arsimit nuk është i kënaqur me pagë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Jasharaj më 7 Mars: Asnjë punëtor i arsimit nuk është i kënaqur me pagë

Më 7 Mars në mbarë hapësirën shqiptare nderohet kontributi i mësimdhënësve për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Ndërkohë, në Kosovë kjo ditë i gjen mësimdhënësit jo edhe aq të kënaqur me kushtet e punës, ndërsa kanë shprehur pakënaqësinë edhe për vlerën e koeficientit të pagave.

Sipas sindikalistëve, kjo ditë feste për mësimdhënësit, i gjen ata jo të kënaqur pasi kanë pritur më shumë sa u përket pagave.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se asnjë punëtor i arsimit që nga çerdhet e deri në arsimin e lartë, nuk janë të kënaqur me vlerën e koeficientit për pagat.

“Pakënaqësi ka, nuk jemi të lumtur me vlerën e koeficientit, jemi deri diku të lumtur me koeficientet si të tillë, sepse e kanë vënë arsimin në një pozitë me të mirë. Kemi vlerësuar se më mirë është ta kemi një ligj që për momentin sjell një ngritje modeste, se sa të ndodhë si herët e kaluara që ligji të kthehet në pikën zero e pastaj të kemi angazhime e përplasje për të pasur një ligj të ri”, tha ai.

Jasharaj tha se mësimdhënësit ende ballafaqohen me sfida të tjera, ku sipas tij, beteja e radhës do të jetë plotësimi i kushteve të punës për mësimdhënie.

“Kolegët e mi do të vazhdojnë betejën për dije, por në kushte që nuk i ngjasojnë shekullit 21. Shkollat tona janë të bukura nga jashtë, por brenda janë shumë bosh, sepse mungojnë mjetet bashkëkohore të punës. Mësimdhënësit do të ndiheshin më mirë bashkë me nxënësit sikur të kishin mjetet si: laptopë, lidhje me internetin, projektorë, etj, për t’i bërë më interesantë njësitë mësimore, teksa ata ende e zhvillojnë mësimin me shkumës e tabelë, me tekste shkollore që jo rrallë janë kritikuar me arsye e që nuk korrespondojnë me kurrikulat”, tha ai.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kohë më parë pat thënë për Radio Kosovën se me Ligjin e Pagave, është rregulluar për herë të parë situata për sa i përket pagave të mësimdhënësve.

“Kemi paraparë në Ligjin e Pagave dhe rrjedhimisht në Ligj të Buxhetit, për herë të parë edhe rritjen për performansë të mirë të mësimdhënësve, që besoj se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, që është në interes edhe të vetë mësimdhënëseve për të realizuar me sukses rritjen në pagë. Nëse e shohim në total, duke pasur parasysh edhe numrin e mësimdhënësve, është një ndër katër kategoritë që kanë pësuar rritjen më domethënëse për sa i përket Ligjit të Pagave”, tha ajo.

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar dhe që nga ajo ditë, 7 marsi festohet si Dita e Mësuesit./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën