TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jasharaj i shkruan letër Konjufcës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Jasharaj: Anëtarësia është pajtuar të lëvizë nën shumën 100 euro

Ai i ka kërkuar numrit dy të Lëvizjes Vetëvendosje një ekip të pavarur për “shëndetin mental”.

Jasharaj ka thënë se kërkesa e tij është shumë njerëzore siç është shprehur ai për ta shpëtuar Kosovën.

“I nderuari Konjufca na duhet një ekip i pavarur për shëndetin mental. I nderuari kryetar i Parlamentit të Kosovës nuk të jam drejtuar me këtë ide se nuk kam dashur të ta prish pozitën në parti. Tani kur lexova se je i madh në LVV dhe në Parlament, po se po, të drejtohem me një kërkesë shumë njerëzore që ta shpëtosh Kosovën. Kërko nga miqtë ndërkombëtarë një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore për Kosovën. Të lutem bëje ligjore dhe në këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë së Kosovës kryeministri me tërë qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë, disa nga deputetët, që partia në pushtet i zgjedh, disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetarë”, thuhet në kërkesën e Jasharajt.

Ai ka thënë se Kosova aktualisht ka një pamje fatkeqe, të ngjashme me atë të pasluftës, për çka apelon Konjufcën që të ndërmerr masa.

“I nderuar kryetar i Parlamentit në Kosovë këtë kërkesë po ta bëj në emër të ardhmërinë së Kosovës sepse diçka nuk është në rregull. Te ne i gëzohemi pse i kemi çlirimtarët në burg. I gëzohemi se po arrijmë të vëmë në sprova sindikatat, po gëzohemi kush shajmë e fyejmë figurën e mësuesit. Gëzohemi pse nuk ka as edhe një debat për krimet që ka bërë pushtuesi nëpër vite. Gëzohemi që dikush shanë e fyen mësuesin e viteve të 90-ta. Gëzohemi që ‘analistë’ dalin e thonë se paskemi 76 % të nxënësve analfabetë. Gëzohemi e thërrasin në studio njerëz ‘analistë’ që thonë se atë që kanë mësuar e kanë mësuar në fakultet, që do më thënë shkronjat i paskan mësuar në fakultet. Gëzohemi kur dikush i madh thotë se Kosova na qenka vend i i krimit që duhet ç’kapur e pastaj për ta kapur e ngulfatur. Kryetar na duhet një ekip i besuar i mjekëve të shëndetit mental dhe ata që dalin keq le të shtrohen në spitale e të shpëtojë kjo Kosova e larë me gjak e me djersë. Në gjithë botën shikuar, vetëm te ne shahen e fyhen vlerat e luftës, vlerat e arsimit shqip dhe demokracia e nuk ndalen deklarimet se duhet krijuar taborre nëpër lagje për të luftuar e për t’ua nxirë jetën atyre që mendojnë ndryshe nga pushtetmbajtësit e përkohshëm”, vijon Jasharaj në letrën e tij./ksp/

Tags: Glauk KonjufcaRrhaman Jasharaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

22 vjet nga trazirat e marsit

22 vjet nga trazirat e marsit

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person sulmohet fizikisht në Vushtrri, intervistohen tre të dyshuar një në arrati

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e njësisë së milicisë Basij të Iranit

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e njësisë së milicisë Basij të Iranit

“Sulmi më intensiv”-Irani godet ambasadën amerikane në Bagdad

“Sulmi më intensiv”-Irani godet ambasadën amerikane në Bagdad

22 vjet nga trazirat e marsit

22 vjet nga trazirat e marsit

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person sulmohet fizikisht në Vushtrri, intervistohen tre të dyshuar një në arrati

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën