TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jasharaj: Arsimi në Kosovë nuk është aq i dobët sa është paraqitur në PISA

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Jasharaj: Arsimi në Kosovë nuk është aq i dobët sa është paraqitur në PISA

Sipas rezultateve të publikuara, gjatë ditës së djeshme nga testi PISA, Kosova është renditur krejt në fund në pothuajse të gjitha kategoritë.

Por që kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur i sigurtë që vendi jonë nuk e ka arsimin aq të dobët sa është paraqitur në këtë test.

Madje Jasharaj, i ka bërë apel ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci që t’i lejë inatet të thërrasë të gjitha palët që janë të ndërlidhura me arsimin në Kosovë, e që sipas tij, të mos drejtohet gishti vetëm kah mësimdhënësit.

“Ishte një lajm i keq që na jep alarm që duhet bërë angazhime të përbashkëta për ta ndryshuar gjendjen. Unë jam i sigurtë që arsimin nuk e kemi aq dobët sa jemi prezentuar në këtë test, por edhe dje në media të nderuara edhe sot i bëj apel ministres Nagavci që t’i lejë inatat nga greva, që t’i thërrasë të gjitha palët që janë të ndërlidhura me arsim. Në radhë të parë Akademinë e Shkencave dhe Arteve, pastaj SBASHK-un, përfaqësues të Këshillit të Prindërve, ekspertë të mirëfilltë, pastaj profesorët e nderuar nga Fakultetet, të ulemi bashkë dhe ta analizojmë një për një të gjitha çështjet në arsim”, tha Jasharaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Derisa theksoi se arsimi në Kosovë ka kaluar  periudha të vështira që nga vitet e 90-ta e deri në periudhën e pasluftës, ku sipas tij, janë bërë eksperimente të shumta.

“Ky arsimi i Kosovës ka kaluar vite të vështira në vitet e 90 -ta dhe në pasluftë kishim problem me riorganizim, e aq më keq janë bërë shumë eksperimente në arsimin e Kosovës, duke u munduar që individë të vënë në jetë projekte të caktuara, kurrikula të caktuara të vendeve shumë të zhvilluara. Pra duhet të analizojmë një për një situatën mos të bëjmë me gisht kah njëri tjetri mos të vazhdojmë me përplasje e fyerje, sepse po vazhduam si herave tjera një javë me zhurma e përplasje duke bërë gisht, duke u munduar ta lëmë vetëm një fajtor do ta kemi PISA-n e radhës po kështu keq”, tha ai.

Derisa Jasharaj pati edhe një porosi për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

“I drejtohem edhe kryeministrit Kurti, që fjalët e mëdha t’i kthejë në vepra të ndajë buxhet për shkollat”.

Ndryshe, nga 80-të shtete pjesëmarrëse për lexim, Kosova ka zënë vendin e 76-të, derisa për shkencë vendin e 77-të nga 80 vende pjesëmarrëse në testin PISA.

Derisa Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në konferencë për media ka thënë se këto kanë qenë rezultate të pritshme duke pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë ajo./teve1.info./

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Schuebel takon kryetarët e katër komunave në veri, diskutojnë sfidat dhe bashkëpunimin institucional

Schuebel takon kryetarët e katër komunave në veri, diskutojnë sfidat dhe bashkëpunimin institucional

​Mes librave dhe inteligjencës artificiale, Prishtina hap dyert për lexuesit e vegjël

​Mes librave dhe inteligjencës artificiale, Prishtina hap dyert për lexuesit e vegjël

Tahiri: Mos e shtyni konstituimin e Kuvendit, çdo vonesë dëmton Kosovën

Tahiri kërkon rezolutë nga Kuvendi pas vendimit të Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore

Abdixhiku takon Hargreaves, flasin për procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës

Abdixhiku takon Hargreaves, flasin për procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

Peja kërkon fitoren dhe avantazhin ndaj Dinamos

“Jo në emrin tim” sonte për të tetën natë në Prishtinë, performon Ylli Limani

“Jo në emrin tim” sonte për të tetën natë në Prishtinë, performon Ylli Limani

Trump: Zyrtarët amerikanë dhe iranianë zhvilluan bisedime në kuadër të OKB-së

Trump: Zyrtarët amerikanë dhe iranianë zhvilluan bisedime në kuadër të OKB-së

Schuebel takon kryetarët e katër komunave në veri, diskutojnë sfidat dhe bashkëpunimin institucional

Schuebel takon kryetarët e katër komunave në veri, diskutojnë sfidat dhe bashkëpunimin institucional

​Mes librave dhe inteligjencës artificiale, Prishtina hap dyert për lexuesit e vegjël

​Mes librave dhe inteligjencës artificiale, Prishtina hap dyert për lexuesit e vegjël

Irani akuzon vendet evropiane për standarde të dyfishta ndaj zhvillimeve rajonale

Irani akuzon vendet evropiane për standarde të dyfishta ndaj zhvillimeve rajonale

Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimin e kriminelit të luftës Mlladiq

Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimin e kriminelit të luftës Mlladiq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën