TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jarinja të mërkurën nën KFOR-in amerikan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Jarinja të mërkurën nën KFOR-in amerikan

KFOR-i amerikan po e monitoron situatën në veri të Kosovës.

E ky aktivizim i KFOR-it, u bë kur kanë mbetur edhe dy javë, nga hyrja në fuqi e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

Ndërkohë pak metra me tutje, në pikën kufitare të Jarinjës, qytetarët po lëvizin lirshëm nga Kosova për në Serbi.

Prezenca e shtuar e KFOR-it në rrugë, e ka shtuar sigurinë tek mërgimtarët kosovarë.

Por, ndryshe krejt këtë e kanë parë qytetarët serb.

“Jetoj në Serbi, nuk kam ndonjë pikë takimi, ndodhem këtu vetëm për rrugëtim por ka një përqendrim të madh të KFOR-it, i kam edhe xhirimet, kishte flamuj austriake, e këtu kishte amerikanë në kënd dhe kështu”, tha një qytetar serb.

Ndërkohë, rreshteri amerikan për Tëvë1, Clyton Bunch, ka thënë se të mërkurën gjendja në Jarinje ishte e qetë.

“Unë dhe ekipi im arritëm këtu dy orë më parë. Ne secili kemi një epror, ndërsa eprori im më caktoi të vija këtu. Njerëzit po lëvizin nga jugu në veri dhe anasjelltas. Ne nuk po kërkojmë diçka të veçantë, na është thënë vetëm të vrojtojmë këtu, njerëzit po ndalen dhe po komunikojnë me neve për aq sa dinë të flasin anglisht, na përshëndesin dhe të gjithë janë shumë miqësor”, tha ai.

Bunch ka shtuar se detyrë e KFOR-it, është sigurimi i lëvizjes së lirë për të gjithë.

“Detyra jonë është ta sigurojmë lëvizjen e lirë të njerëzve, për detaje më shumë, duhet të pyesni në zyrën për media, por vetëm dua të them që nuk ka rëndësi a jeni nga jugu apo veriu, të gjithë janë miqësor me ne dhe mikpritës, po kalojmë kohë të mirë këtu”, shtoi ai.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, nga një shtatori do të hyjë në fuqi vendimi për targa dhe dokumentet hyrje-dalje për qytetarët serb që hyjnë nga Serbia.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca del me sqarim  për deklaratën e Osmanit për “çmontimin 900 bandave kriminale”

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca del me sqarim  për deklaratën e Osmanit për “çmontimin 900 bandave kriminale”

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Prishtina mposht Vëllaznimin

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Sylvinho flet për ndeshjen me Serbinë, lëndimet dhe mungesat në kombëtare

Sylvinho i kënaqur me lojën ndaj Anglisë

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

“Play-off”, nuk ka përballje Kosovë – Shqipëri

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën