TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Janë jashtë standardit tonë”- qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të banesave

Sipas një raporti të ASK-së, në vend ka pasur rritje të çmimit të banesave. Qytetarët po thonë se kjo është jashtë standardit të Kosovës, derisa njohësit thonë se deri te kjo ka ardhur shkak i rritjes së çmimit të produkteve ndërtimore.

by tëvë1
2 orë ago
0 0
A A

Autore: Adea Mustafa

Numri i ndërtimeve në vend mbetet një trend në rritje.

E të njëjtën rritje po pretendohet ta kenë edhe çmimet e banesave në shitje.

Sipas të dhënave nga Agjensia e Statistikave të Kosovës, çmimet e banesave në Kosovë shënuan ngritje 4.2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar me 2024.
Për qytetarët, këto çmime janë jashtë standardit të Kosovës.

“Janë të tmerrshme për standardin, ekonominë që e ka Kosova, zhvillimin ekonomik që e ka Kosova, këto çmime janë të tmerrshme. Unë nuk e di qysh shteti nuk reagon. Për qytetarët e tmerrshme është si qeraja, si çmimet e banesave janë të tmerrshme“, thotë Halim Ruka – qytetar.

Njëjtë mendon edhe qytetari tjetër, Suad Mustafa.

“Unë mendoj që është një rritje bajagi e madhe. Qytetarët kanë nevojë me pas një banim, organizim të jetës tyne dhe me mujt me zhvillu jetën me pas banimin, punësimin. Po këtu te na është një emet që institucionet bankare me i pas për bazë pagat, të ardhurat dhe me stimulu qytetarin. Shembull qysh ka në vende të tjera këtu diqka është, se di çka është duke u zi.”, shprehet Suad Mustafa.

Burim Halili, zyrtar i njërës nga Agjensioniet e Patundshmërisë në kryeqytet vlerëson se rritja më e madhe ka ndodhur kryesisht në tri vitet e fundit.

“Sa i përket çmimeve në patundshmëri kemi ndryshime jashtëzakonisht të mëdha sidomos në 10 vjeçarin e fundit. Po ndryshimet e mëdha janë në tre vitet e fundit. Nëse flasim me përqindje, në dhjetë vjeçarin e fundit mund të them që e kemi një ngritje për 100% të çmimeve. Ndryshimi i madh ka ardhë në tre vjeçarin e fundit, ndërsa në shtatë vitet e para ngritja ka qenë përafërsisht 10%. Ndërsa në tre vitet e fundit ngritja ka qenë 60-70%”, thotë ai.

Por cilat janë arsyet?

“Një arsyje është ngritja e produkteve të ndërtimeve, ato kanë pësuar ngritje. Pastaj është edhe fuqia punëtore se siç e dina pak ka ndiku edhe libralizimi i vizave sepse klasa që më së shumti sot shkon në Evropë edhe punon janë ata që punojnë në sektrorin e ndërtimit edhe kjo ka ndiku në ngritjen e çmimeve”, shprehet Halili.

Njëjtë mendojnë edhe ekonomistët.

“Evropa është në krizë dhe po e shihni që diaspora nuk e ka më atë fuqinë blerëse që ka pas në të kaluarën…po e shihni që në Kosovë është një numër i madh i banessave të zbrasura që dëshmon që përkundër asaj që po ndërtohet, ka rënë fuqia blerëse dhe e tëra kjo ndikon që çmimi të mbetet i njëjti apo ndoshta të ngritet sepse është në disproporcion total i realitetit i krijuar në tregun vendor”, shprehet Safet Gërxhaliu – ekonomist.

Sipas të dhënave nga ASK, çmimi i pronave është rritur dukshëm nga 2018 deri 2025, veçanërisht në Prishtinë me 6.5 për qind, ndërsa në rajonet e tjera 0.7 për qind.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Përkujtohet Mujë Krasniqi e 40 bashkëluftëtarët e tij

Përkujtohet Mujë Krasniqi e 40 bashkëluftëtarët e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën