TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

James analizon dështimin e Chelsea-t: Lojtarët donin të largoheshin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
James analizon dështimin e Chelsea-t: Lojtarët donin të largoheshin

Anësori i Chelseas Reece James në një intervistë përkrahë trajnerit Mauricio Pochetino është shprehur se Chelsea dështoi të arrinte objektivat për shkak se shumë lojtarë nuk dëshironin të qëndronin në klub, prandaj ata nuk luanin me dëshirë për fanellën.

“Blutë” e mbyllën sezonin në vendin e 12 me 44 pikë, 27 pikë larg zonës Champions dhe në sezonin e ri ata ja kanë besuar drejtimin e ekipit trajnerit argjentinas Mauricio Pochetino me shpresën se këtë vit gjërat do të shkojnë më mirë. Mbrojtësi i Anglisë deklaroi se sezoni i kaluar ishte më i vështiri në karrierën e tij.

“Sezoni i kaluar ishte padyshim më i vështiri në karrierën time, por tani e ndjej se jemi në rrugën e duhur, sigurisht kjo ndodhi sepse shumë lojtarë nuk donin të ishin këtu sezonin e kaluar. Tani ne jemi këtu për një nisje të re dhe duam të ecim përpara. Që kur ka ardhur trajneri i ri bashkë me stafin, në ekip janë futur energji të reja dhe ne jemi gati për sezonin e ri”, tha anglezi.

James nuk përmendi emra gjatë intervistës së tij, por padyshim që këto fjalë kanë qenë për lojtarët të cilët lanë ekipin gjatë kësaj merkatoje.

Lojtarë si Havertz, Mount apo Kovacic lanë “Blutë” në fillim të merkatos për t’iu bashkuar rivalëve të Chelseas në Premier League si Arsenali, Manchester United dhe Manchester City.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën