TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jakupi: Nëse Kuvendi s’konstituohet brenda afatit kushtetues, presidentja detyrohet të shpallë zgjedhje të reja

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Jakupi: Nëse Kuvendi s’konstituohet brenda afatit kushtetues, presidentja detyrohet të shpallë zgjedhje të reja

Avokati Shkëlqim Jakupi ka deklaruar se afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, por rrjedh nga neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, i cili e cakton një periudhë prej 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme.

Në një prononcim për emisionin “Ditari” në Tëvë1, Jakupi ka theksuar se roli i Gjykatës Kushtetuese ka qenë vetëm të vë në pah këtë afat, duke e konsideruar atë si një mundësi shtesë për të respektuar rendin kushtetues.

“Përcaktimi i afatit për konstituim e Kuvendit të Kosovës nuk e ka bërë Gjykata Kushtetuese, afati 30 ditor nga dita e certifikimit të zgjedhjeve të përgjithshme është përcaktuar me nenin 66 të Kushtetutës së Kosovës. Ky afat që është vë në pah nga Gjykata Kushtetuese është një mundësi shtesë për shkak se afati sipas Kushtetutës rrjedh prej ditës kur certifikohen rezultatet. Sipas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese në rast se Kuvendi nuk konstituohet tash brenda 30 ditëve, presidentja hyn në një fazë të respektimit të Kushtetutës ku në fakt Kuvendi do të dështonte të konstituohej dhe duhej të ndërmerrej hapat për shpërbërjen e Kuvendit”, ka deklaruar Jakupi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ai ka sqaruar se në këtë rast, presidentja e Kosovës nuk ka alternativë tjetër përveç shpalljes së zgjedhjeve të reja, në përputhje me detyrimet kushtetuese.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ të shtunën, me synim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar. Por, sipas avokatit kjo mbledhje nuk do të prodhojë një zgjidhje institucionale.

Sipas tij, dështimi për ta konstituuar Kuvendin brenda afatit të përcaktuar përbën automatikisht një dështim kushtetues dhe çon në zgjedhje të reja.

“Nëse deputetët dështojnë ta formojnë konstituimin e Kuvendit brenda këtij afati, domosdoshmërish Kushtetuta e njeh si dështim për konstituim, presidentja e Kosovës nuk ka zgjidhje tjetër përveçse me i shpall zgjedhjet e reja. Partitë politike kanë me u mbledh për me e gjet një zgjidhje politike, mirëpo jo një zgjidhje institucionale sepse mirëbesimi këtu nuk ka ekzistuar”, ka shtuar ai tutje./teve1.info/

Tags: Gjykata KushtetueseKonstituimi i KuvenditShkelqim JakupiTeve1zgjedhjet 2025
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS: Furnizimi me energji rikthehet në Kirurgji, pa energji mbetet Ambulanta Specialistike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën