TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jakupi kritikon sjelljet e Muratit dhe Ramës: Përplasjet politike po dëmtojnë qytetarët

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Jakupi kritikon sjelljet e Muratit dhe Ramës: Përplasjet politike po dëmtojnë qytetarët

Njohësi i qeverisjes lokale, Shkëlqim Jakupi, në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka komentuar situatën e krijuar me buxhetin e Komunës së Prishtinës, duke e konsideruar atë të padrejtë dhe të dëmshme për qytetarët.

Jakupi tha se vendi po përballet me një ngërç politik tash e një vit, që ka paralizuar funksionimin e institucioneve dhe po reflektohet drejtpërdrejt në shërbimet komunale.

“Gjendja është aspak e mirë dhe shumë e disfavorshme për qytetarët e Prishtinës e të Kosovës në përgjithësi. Kjo situatë është pasojë e bllokadës politike tash e një vit, ku pothuajse asnjë institucion shtetëror nuk po funksionon në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe kompetencat e veta në shërbim të qytetarëve. Mos-pagesat në Komunën e Prishtinës janë produkt i kësaj bllokade dhe i inateve politike mes nivelit qendror dhe lokal, ka deklaruar Jakupi.

Ai theksoi se qytetarët dhe punëtorët e Trafikut Urban janë ata që po bartin barrën e kësaj situate.

“Dy kategori po dëmtohen rëndë: punëtorët e Trafikut Urban, të cilët po mbesin pa paga, dhe qytetarët – studentë e pensionistë – që nuk po mund ta shfrytëzojnë shërbimin e transportit publik. Të dy palët kanë probleme, ndërsa në anën tjetër shohim vetëm replika politike: kryetari i Prishtinës duke kërkuar fonde dhe ministri që nuk i liron ato. Është një gjendje mjeruese”, u shpreh ai.

Jakupi kërkoi trajtim të barabartë të kryeqytetit nga Ministria e Financave.

“Ministria e Financave duhet ta trajtojë Komunën e Prishtinës njësoj si të gjitha komunat e tjera. Bllokada politike nuk mund të jetë arsye për të ndaluar funksionimin e shërbimeve publike, përfundoi Jakupi.

Tags: ditaripartitQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Masakra e Podujevës, Osmani: Kujtesa dhe drejtësia janë detyrë e përjetshme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën