TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jakupi: KQZ-ja mund të vendosë rivotim në komuna nëse konstatohet keqpërdorim i madh i votave

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Jakupi: KQZ-ja mund të vendosë rivotim në komuna nëse konstatohet keqpërdorim i madh i votave

Avokati, Shkëlqim Jakupi e ka vlerësuar si të domosdoshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e votave, duke mos përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të merret vendim edhe për rivotim në një apo më shumë komuna të vendit.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Jakupi ka theksuar se shifrat që publikon KQZ-ja gjatë procesit të rinumërimit tregojnë vetëm ndryshimet në numrin e votave, por sipas tij nuk e pasqyrojnë plotësisht masën apo vëllimin e keqpërdorimeve që mund të kenë ndodhur në qendrat komunale të numërimit.

“Duhet të kemi parasysh se shifrat që publikon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasqyrojnë vetëm ndryshimet e votave nga procesi i numërimit, por nuk e përcaktojnë saktë masën apo vëllimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në qendrat komunale të numërimit. Për këtë arsye, ka qenë i domosdoshëm vendimi për rinumërimin e votave në të gjithë vendin, gjë që nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen KQZ-ja të vendosë që një apo të gjitha komunat të dërgohen në rivotim”, ka deklaruar Jakupi.

Ai ka sqaruar se legjislacioni në Kosovë e parasheh qartë këtë mundësi, duke iu referuar rasteve të mëparshme kur, për shkak të ndryshimeve të mëdha mes vullnetit të qytetarëve dhe rezultateve të paraqitura, KQZ-ja ka pasur bazë ligjore për të marrë vendime të tilla.

“Legjislacioni në Kosovë parasheh raste të ngjashme me ato të së kaluarës, ku ndryshimet e mëdha mes vullnetit të qytetarëve dhe rezultateve të paraqitura mund të justifikojnë vendimin për rivotim në një apo më shumë komuna. Pra, ligji e parashikon këtë masë dhe e lejon KQZ-në të vendosë për dërgimin e komunave në rivotim”, ka shtuar ai.

I pyetur se kur mund të merret një vendim i tillë, Jakupi ka theksuar se gjithçka varet nga përfundimi i procesit të rinumërimit të votave.

Sipas tij, kjo fazë nuk ka afate të përcaktuara ligjore.

“Kurdo që KQZ-ja i merr rezultatet përfundimtare të rinumërimit dhe konstaton se keqpërdorimet në një apo më shumë komuna janë shumë të larta, atëherë mund të merret vendimi për rivotim”, ka përfunduar Jakupi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

5-vjeçari që u keqtrajtua nga prindërit në Kujdes Intensiv Pediatrik

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

Qorrolli pas heqjes së masave: Dramë politike, bie si një skenografi e lodhur e opozitës

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

5-vjeçari që u keqtrajtua nga prindërit në Kujdes Intensiv Pediatrik

Sylvinho publikon listën në vikend

Sylvinho publikon listën në vikend

Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

Tri duele të “zjarrta” në Superligë

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve në Superligë

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

Qorrolli pas heqjes së masave: Dramë politike, bie si një skenografi e lodhur e opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën