TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm

nga Tëvë1
12 Qershor, 2025
1
A A
Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm

Jakup Krasniqit i është refuzuar kërkesa për lirim të përkohshëm, të cilën e kishte parashtruar pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, në rastin ku ai po gjykohet për krime lufte së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Krasniqit i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Sipas vendimit të marrë më 13 maj, e i cili u bë publik më 11 qershor, nuk ka ende informacione që tregojnë se Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë, por ekziston rreziku që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera ndaj atyre që cilësohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke përfshirë edhe vetë dëshmitarët në këtë çështje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Mbrojtja i kishte kërkuar trupit gjykues që të marrë parasysh kushtet që i ishin vendosur Krasniqit gjatë vizitës së tij në Kosovë për arsye humanitare dhe gjithashtu kishin propozuar kushte ekstra. Por, trupi gjykues nuk i kishte konsideruar të mjaftueshme këto masa të propozuara.

Por, Prokuroria kishte thënë se pavarësisht përmirësimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës, asnjë prej kushteve të propozuara nuk është i mjaftueshëm për të zbutur rreziqet ekzistuese që dalin për lirimin e përkohshëm.

Sipas Prokurorisë, vazhdimi i këtyre procedurave bën që të ketë rreziqe më të larta se kurrë që ato mund të pengohen.

Kurse, mbrojtja ishte përgjigjur që pohimet e Prokurorisë nuk mbështeten në prova dhe se nuk ka arsye për të dyshuar në parashtresat e Policisë së Kosovës në të cilat ata kishin dhënë garanci që janë të përgatitur për të monitoruar një lirim të përkohshëm.

“Kushtet e Propozuara përfshijnë masa të ngjashme me ato të vendosura për z. Krasniqi nga ky Trup gjykues gjatë lirimit të tij të fundit humanitar, dhe masa për të cilat Policia e Kosovës ka raportuar se është e gatshme dhe në gjendje për t’i zbatuar”, thuhet në vendim, duke shtuar se trupi gjykues nuk është bindur që këto kushte mund t’i ulin rreziqet.

Trupi gjykues theksoi se kushtet që ishin vendosur për Krasniqin gjatë lirimit të tij të përkohshëm në Kosovë, ishin përshtatur për qëllime specifike dhe janë paraparë të nevojshme për një periudhë të shkurtër kohore për shkak të natyrës urgjente të vizitës. Por, ato masa nuk do të ishin efektive për ndonjë lirim të përkohshëm më afatgjatë.

Paneli ka vlerësuar se informacionet e dhëna nga Policia e Kosovës nuk adresojnë në mënyrë adekuate rrezikun e mundshëm të rrjedhjes së informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur, duke përfshirë edhe ata që kanë dëshmuar dhe ata që pritet të dëshmojnë në fazat e ardhshme të gjykimit.

“Paneli është i mendimit se asnjë informacion shtesë që do të përpiqej të merrte drejtpërdrejt nga Policia e Kosovës nuk do të ndihmonte në këtë çështje, pasi kjo e fundit është kontaktuar në disa raste të ndara nga Mbrojtja e Krasniqit dhe Gjykatësi i Procedurës Paraprake”, thuhet tutje në vendim.

Duke u bazuar në këto rrethana dhe në rrethana të tjera, trupi gjykues ka konstatuar se vazhdimi i paraburgimit për Krasniqin është i domosdoshëm.

Mbrojtja kishte parashtruar se tek vazhdimi i paraburgimit për Krasniqin, duhet të merret në konsideratë dhe mosha e tij e po ashtu edhe fakti që mbrojtja duhet të kryejë hetime në Kosovë për përgatitjen e hetimeve. Si rrjedhojë, mbrojtja kishte kërkuar që të merret në konsideratë e drejta e Krasniqit që në mënyrë të përshtatshme të përgatitet për mbrojtjen e tij.

“Sa i përket argumentit të Mbrojtjes së Krasniqit se paraburgimi i zgjatur i tij mund të perceptohet si një “dënim i parakohshëm”, Paneli rikujton se çdo analizë e paraburgimit duhet të marrë si pikënisje prezumimin e pafajësisë. Megjithatë, prezumimi i pafajësisë nuk është vendimtar në vlerësimin nëse duhet dhënë lirimi i përkohshëm, sepse përndryshe asnjë i akuzuar nuk do të mbahej ndonjëherë në paraburgim”, thuhet në vendim.

Por, Prokuroria kishte thënë se paraburgimi ndaj Krasniqit mbetet proporcional duke u referuar edhe tek akuzat e rënda për të cilat ai ngarkohet.

Megjithatë, trupi gjykues refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e përkohshëm të Krasniqit dhe ia vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Tags: gjykimi ndaj ish-krereve te UCKJakup KrasniqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Të dënuarit nga Gjykata Speciale dënimin mund ta kryejnë në burgjet e Belgjikës

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj, dyshohet se është  72- vjeçari i raportuar i zhdukur

Sulmi i Izraelit në Iran, Bilalli:  Lindja e Mesme ka marrë një kahje të rëndë

Sulmi i Izraelit në Iran, Bilalli:  Lindja e Mesme ka marrë një kahje të rëndë

Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Tudori te Juventusi edhe për dy edicione

Tudori te Juventusi edhe për dy edicione

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentina

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentina

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Të dënuarit nga Gjykata Speciale dënimin mund ta kryejnë në burgjet e Belgjikës

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

Wirtzi te Liverpooli për 116 milionë funte, por nuk thyhet rekordi

Wirtzi te Liverpooli për 116 milionë funte, por nuk thyhet rekordi

Ferizaj transferon mesfushorin e Singaporit

Ferizaj transferon mesfushorin e Singaporit

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X