Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka mbërritur në fshatin Negroc te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi.
Ai është i shoqëruar me dhjetëra vetura të EULEX-it.
Krasniqi u lirua për dy ditë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të qenë afër familjes së tij pas vdekjes së vëllait të shtunën.
Atij nuk i ishte lejuar pjesëmarrja në varrim.