TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jahjaga në Jakarta, merr pjesë në Forumin Botëror të Paqes në Indonezi

by teve1
2 orë ago
0
A A
Jahjaga në Jakarta, merr pjesë në Forumin Botëror të Paqes në Indonezi

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në edicionin e 9-të të Forumit Botëror të Paqes, që po mbahet në Jakarta, Indonezi.

Me ftesë të veçantë, Jahjaga mbajti një fjalim të rëndësishëm ku theksoi vlera të rëndësishme për paqen dhe zhvillimin global, duke përfshirë demokracinë, barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe lidershipin e gruas.

Në fjalën e saj, Jahjaga u ndal në rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike dhe promovimit të barazisë gjinore, vlera që janë pjesë e rrugëtimit të saj personal dhe institucional.

Ajo theksoi gjithashtu ngritjen dhe ringritjen e Republikës së Kosovës pas luftës, duke ndarë me krenari eksperiencat e saj si Presidentja e parë grua e Kosovës dhe sfidat që ka kaluar vendi gjatë periudhës post-luftës.

“Kontributi im për Kosovën ka kaluar faza dhe pozita të ndryshme institucionale, por gjithmonë me të njëjtin qëllim të mirën e përgjithshme të qytetarëve të vendit”, tha Jahjaga, duke folur për angazhimin e saj të vazhdueshëm për zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Jahjagës ishte kërkesa për njohjen e Kosovës nga Indonezia, një hap që ajo e cilësoi si të domosdoshëm për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo theksoi se një Kosovë e njohur dhe e mbështetur globalisht do të kishte një ndikim pozitiv në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me shtetet e tjera.

“Kosova, si një shtet i sovran dhe i pavarur, ka kontribuar në forcimin e paqes, stabilitetit dhe progresit në rajon. Ne meritonim të njihemi dhe mbështetemi nga bashkësia ndërkombëtare”, u shpreh Jahjaga.

Në përmbyllje të fjalës së saj, Jahjaga riafirmoi angazhimin e saj të palëkundur për vendin dhe të ardhmen e tij të ndritur, duke thënë se do të vazhdojë të punojë për mirëqenien e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ nis verifikimin e votave për kryetar në balotazhin e 18 komunave

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën