TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ja hodha pjatën fytyrës”- Kjo është studentja shqiptare që i nisi Demonstratat e vitit 1981

44 vite më parë veprimi i një studenteje shqiptare në Mensën e Studentëve në Prishtinë, bëri që të fillojnë demonstratat gjithëpopullore në Kosovë. Bahrije Besimi ishte studentja që e përplasi pjatën në shenjë pakënaqësie duke e filluar një revoltë studentore, që kulmoi me demonstratat e vitit 1981. Në vazhdim Tëvë1 u sjell rrëfimin e rrallë të Bahrije Besimit, për atë se çfarë ndodhi atë ditë marsi në Mensën e Studentëve.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
11
A A
“Ja hodha pjatën fytyrës”- Kjo është studentja shqiptare që i nisi Demonstratat e vitit 1981

Pritja për një kafshatë bukë, ishte e gjatë.

Në këtë formë studentët shqiptarë prisnin disa orë për një pjatë të vetme ushqimi në Mensën e Studentëve në Prishtinë.

Trajtimi jo i barabartë i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, arriti kulmin në marsin e vitit 1981.

Në hapësirat e kësaj mense, 44 vjet më parë filloi një revoltë studentore, që shumë shpejt u kthye në demonstrata gjithëpopullore.

“Jemi kthyer nga ligjëratat në konvikt. Pas konviktit kemi shkuar në mensë me ngrënë darkën në ora 17:00. Deri në ora 18:30 kemi prit në radhë sepse në atë kohë kanë qenë përmbi 30 mijë studentë sepse shumica prej tyre ushqeheshin në mensë. Në të njëjtën ditë ka qenë edhe një lojë futbolli, shumica kanë qenë meshkuj që pritshin në radhë me ngrënë bukë”, tha ish-studentja, Bahrije Besimi.

Tensioni po shtohej.

Kështu radha për të marrë ushqim, i erdhi ish-studentes të së Drejtës Kushtetuese, Bahrije Besimit.

E veprimi i saj spontan, bëri që të fillojnë demonstratat e vitit 1981.

“Para se me mbërri me marrë pjatën, i kam dëgjuar prapa disa studenta, kanë thënë që është mirë me fillua protesta se shumë njerëz ka sot. Ata kanë qenë; Bajram Kosumi, Ramadan Gashi, Kadri Kryeziu, Jonuz Jonuzaj etj. Hic s’kam hezituar në asnjë moment kur jam me marrë pjatën, ja kam hudh asaj serbes së pamëshirë për fytyre. Në atë moment janë nis, kemi dalë në sallë ku kanë qenë tu u ushqyer edhe tjerët, kemi thënë nuk duam më. Pra, protesta ka fillua që duam kushte më të mira, edhe pse nuk ishte qëllimi aty”.

Studentët që pretekst morën kushtet e këqija në mense, kishin qëllim shumë më madhor.

Kjo doli në pah bashkë me parullat për Kosovën Republikë.

“Kanë shumë pak studentë në sallë. E mbaj mend si sot, e kam pas një mantel me ngjyra të ushtrisë veshur, i kemi rrotulluar të gjitha tavolinat. Disa herë me kanë thënë largohu se po bie në sy vetëm ti femër, po nuk kam ditë me u frikësua në asnjë moment”, ka deklaruar ajo.

Ky reagim i studentëve, shpejt kapi syrin e forcave serbe.

“Kanë hyrë (policia serbe) me lotsjellës, meshkujt kanë kërcyer nga kati i parë dhe i dytë. Ka qenë i padurueshëm tymi në ambient të mbyllur. Kur kemi filluar me dalë, nuk ka pas studentë që nuk është godit me pendrekun e policisë”.

Me këtë ngjarje, filloi edhe zinxhiri i demonstratave të vitit 1981.

Sipas të dhënave, në to morën pjesë afër 1 milion shqiptarë në gjithë Kosovë.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën