TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Izraeli sulmon Bejrutin qendror

nga tëvë1
10 muaj më parë
0
A A
Izraeli sulmon Bejrutin qendror

Sulmi i parë ajror në Bejrutin qendror në pothuajse një vit konflikt ka rrafshuar një ndërtesë banimi mëngjesin e 30 shtatorit. Ky sulm erdhi pasi Izraeli sulmoi caqe në mbarë Libanin, duke vrarë dhjetëra persona, teksa Hezbollahu – grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – ka marrë goditje të mëdha në strukturën e tij komanduese, përfshirë vrasjen e liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

Sulmi ajror goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi, sipas Associated Press. Videot e publikuara shfaqën autoambulanca dhe turma të mbledhura pranë ndërtesës, që gjendet në një qark të banuar me shumicë sunite në një prej rrugëve të frekuentuara.

Një fraksion i majtë palestinez në Liban tha se tre anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës tha përmes një deklarate se komandantët e tij ushtarakë dhe të sigurisë në Liban dhe një anëtar tjetër u vranë gjatë sulmit.

Ky grup nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez.

Një zyrtar i Mbrojtjes Civile të Libanit tha më herët se një anëtar i al-Xhama al-Islamija u vra në sulm dhe 16 persona të tjerë u plagosën, por grupi militant sunit, që lufton përkrah Hezbollahut, nuk ka konfirmuar vdekjen e asnjë anëtari të tij.

Po ashtu, mëngjesin e së hënës në një sulm tjetër ajror u vra një komandant i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili ka prani në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban. Hamasi tha se Fatah Sharif dhe familja e tij u vranë gjatë sulmit ajror në kampin e refugjatëve Al-Bus në qytetin jugor të Surit.

Javëve të fundit, Izraeli shpesh ka shënjestruar periferitë në jug të Bejrutit, ku Hezbollahu ka prani të madhe, përfshirë edhe një sulm masiv të premten që la të vrarë Nasrallahun. Por, deri më tani Izraeli nuk kishte goditur afër qendrës së qytetit.

Zyrtarët izraelitë ende nuk kanë komentuar për këtë sulm.

Më herët, Hezbollahu konfirmoi se zëvendëskryetari i Këshillit Qendror, Nabil Kaouk, u vra të shtunën. Deri më tani, shtatë udhëheqës të lartë të Hezbollahut janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite të kryera javën e kaluar. Në mesin e tyre ishin edhe themelues të grupit.

Hezbollahu po ashtu ka konfirmuar se Ali Karaki, një tjetër komandant i lartë, u vra gjatë sulmit që la të vrarë Nasrallahun. Izraeli ka thënë se të paktën 20 anëtarë të tjerë të Hezbollahut janë vrarë.

Gjatë sulmeve të së dielës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban janë vrarë të paktën 105 persona. Dy sulme ajrore pranë qytetit jugor të Sidonit – rreth 45 kilometra në jug të Bejrutit – lanë të vrarë të paktën 32 persona, tha Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Balbek Hermelit janë të vrarë 21 persona dhe plagosën të paktën 47 të tjerë.

Mediat libaneze kanë raportuar për dhjetëra sulme në pjesë të tjera të Libanit, përveç sulmeve në Bejrut.

Izraeli thotë se shënjestruan militantët, por sulmet kanë goditur ndërtesa ku jetojnë civilët dhe numri i viktimave pritet të rritet.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se do të flasë së shpejti me kryeministri n izraelit, Benjamin Netanyahu, duke shtuar se duhet të shmanget një luftë e plotë në Lindjen e Mesme.

“Duhet të shmanget”, tha ai për gazetarët.

Pas përshkallëzimit dramatik të sulmeve ajrore izraelite në Liban, javëve të fundit Hezbollahu ka rritur ndjeshëm sulmet raketore. Sulmet kanë plagosur dhjetëra persona dhe kanë shkaktuar dëme, por shumica e raketave dhe dronëve janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Ushtria izraelite ka thënë se sulmet e saj kanë për synim të degradojnë aftësitë e Hezbollahut.

Po ashtu të dielën, ushtria izraelite ka kryer dhjetëra sulme ndaj caqeve të rebelëve Huthi në Jemen, në përgjigje të sulmeve të fundit. Paraprakisht, rebelët jemenas kishte gjuajtur një raketë balistike drejt aeroportit Ben Gurion të Izraelit, teksa Netanyahu po ateronte të shtunën.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2023, mes Izraelit dhe Hamasit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit

“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Osmani pret në Presidencë David Baker

Osmani pret në Presidencë David Baker

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Sulmohen dy policë në Viti, reagon sindikata

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X