TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli ndërpret furnizimin me energji elektrike në Gaza

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Izraeli ndërpret furnizimin me energji elektrike në Gaza

Izraeli ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Gaza, të dielën thanë zyrtarët, pasi që javën e kaluar pezulloi furnizimet me mallra për gjithë territorin.

Hamasi e quajti këtë pjesë “të politikës së urisë” së Izraelit.

Izraeli po i bën presion grupit palestinezë që të pranojë një zgjatje të fazës së parë të armëpushimit që përfundoi javën e kaluar, ku kërkon lirimin e gjysmës së pengjeve në këmbim të një premtimi për të negociuar për një armëpushim afatgjatë.

Hamasi në vend të kësaj dëshiron të nisë negociatat për fazën e dytë më të vështirë të armëpushimit, e cila do të shihte lirimin e pengjeve të mbetura nga Gaza, tërheqjen e forcave izraelite dhe një paqe të qëndrueshme, raporton AP.

Territori dhe infrastruktura e Gazës janë shkatërruar në masë të madhe dhe shumica e objekteve, përfshirë spitalet, tani përdorin gjeneratorë.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassam, tha se Izraeli “praktikisht” ka ndërprerë energjinë elektrike që nga fillimi i luftës dhe e quajti vendimin e fundit pjesë të “politikës së Izraelit të urisë, duke mos respektuar qartë ligjet dhe normat ndërkombëtare”.

Izraeli është përballur me kritika të ashpra për pezullimin e furnizimeve.

“Çdo mohim i hyrjes së gjërave të nevojshme për jetën e civilëve mund të përbëjë një dënim kolektiv”, tha të premten zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Udhëheqësi i grupit Houthi në Jemen, Abdul Malik al-Houthi, paralajmëroi të premten se sulmet kundër anijeve të lidhura me Izraelin në Jemen do të rifillojnë brenda katër ditëve nëse ndihma nuk rifillon për Gazën. Huthi i përshkruan sulmet e tyre të mëparshme si solidaritet me palestinezët atje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën