TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli miraton marrëveshjen më të madhe të eksportit të gazit me Egjiptin

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Izraeli miraton marrëveshjen më të madhe të eksportit të gazit me Egjiptin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ka miratuar një marrëveshje eksporti gazi natyror prej 35 miliardë dollarësh në Egjipt, marrëveshja më e madhe e gazit në historinë e Izraelit, raporton Associated Press.

Gazi do të furnizohet në Egjipt gjatë 15 viteve të ardhshme nga gjigandi amerikan i energjisë Chevron , një pronar kryesor i fushës së gazit pranë brigjeve të Izraelit në Detin Mesdhe. Gjysma e të ardhurave pritet të shkojë në arkën shtetërore të Izraelit.

Në një deklaratë të regjistruar në video, Netanyahu tha se marrëveshja “e forcon shumë pozicionin e Izraelit si një fuqi rajonale energjetike dhe kontribuon në stabilitetin në rajonin tonë”.

Egjipti, i cili kufizohet si me Izraelin ashtu edhe me Gazën, nuk e konfirmoi menjëherë njoftimin e Netanyahut.

Ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen, një aleat i ngushtë i Netanyahut, më parë e kishte penguar marrëveshjen me Egjiptin , duke pretenduar se kushtet nuk ishin të favorshme për Izraelin. Vonesat e tij e shtynë Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, të anulonte një udhëtim në Izrael në tetor.

Izraeli zbuloi fusha të konsiderueshme gazi natyror pranë bregdetit të tij mesdhetar në fillim të viteve 2000 dhe filloi të eksportonte gaz – së pari në Jordani dhe më vonë në Egjipt – gati një dekadë më parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën