TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

by Tëvë1
5 muaj ago
3
A A
Dhjetëra të vrarë në sulmet ajrore izraelite në shkollë dhe shtëpi në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, kundër grupit palestinez të Hamasit.

Mediat izraelite dhe palestineze kanë raportuar se grupi me të cilin është duke punuar Izraeli është pjesë e një fisi beduin vendas të udhëhequr prej Yasser Abu Shababit.

Milicia e vetëshpallur, e cila e quan veten Forcat Popullore, thotë se po ruan qendrat e shpërndarjes së ushqimit të sapokrijuara, të mbështetura nga Izraeli, në jug të Gazës. Punonjësit e ndihmave thonë se ka një histori të gjatë të plaçkitjes së kamionëve të OKB-së.

Instituti i quajtur Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, e përshkruan Abu Shababin si lider të “një bande kriminale që operon në zonën Rafah, e cila akuzohet gjerësisht për plaçkitje të kamionëve me ndihma”.

Pjesëtari i Parlamentit izraelit, njëherësh ish-ministër i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka thënë për transmetuesin publik Kan që Qeveria, me urdhër të Netanyahut, është “duke i dhënë armë një grupi të kriminelëve dhe të dënuarve”.

“Çfarë ka bërë publike Liebermani? Që bazuar në këshillat e zyrtarëve të sigurisë, ne kemi aktivizuar klane në Gazë që kundërshtojnë Hamasin. Çfarë ka të keqe këtu?”, ka pyetur Netanyahu në një video të publikuar në rrjete sociale.

“Ka vetëm të mira, janë duke u ruajtur jetët e ushtarëve izraelitë”.

Michael Milshtein, ekspert për çështje palestineze në Qendrën Moshe Dayan në Tel Aviv, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se klani i Abu Shababit është i zgjeruar përtej kufijve mes Gazës dhe Gadishullit Sinai të Egjiptit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Effie Defrin, ka thënë të premten se ushtria mbështet milici lokale të armatosura në Gazë, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

“Mund të them se jemi duke operuar në mënyra të ndryshme kundër qeverisjes së Hamasit”, ka thënë Defrin në një konferencë për media kur është pyetje për këtë temë.

Aktualisht në Gazë gjendja raportohet e rënduar, si pasojë e bllokimit të ndihmave nga autoritetet izraelite./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Afër 100 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza

Afër 100 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza

Ahmeti uron Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve negociues me BE-në

Ahmeti uron Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve negociues me BE-në

Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për BE

Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për BE

Trump u bën thirrje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein

Trump u bën thirrje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein

Ardon Jashari kthehet muajin tjetër në fushë

Jashari gati për derbin me Interin

Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit

Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Mallorca ka nevojë për golat e Muriqit

Osmani: Vonesa në krijimin e qeverisë nuk më takon mua

Osmani: Vonesa në krijimin e qeverisë nuk më takon mua

Emisioni “Mesditë” 17.11.2025

Emisioni “Mesditë” 17.11.2025

Broja mungon për disa disa javë

Broja mungon për disa disa javë

Supremja shpall të paligjshme dy nenet e Udhëzuesve për liberalizimin e tregut të energjisë

Supremja shpall të paligjshme dy nenet e Udhëzuesve për liberalizimin e tregut të energjisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën