TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli e konfirmon praninë e forcave të saj në qendër të Rafahut

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli e konfirmon praninë e forcave të saj në qendër të Rafahut

Ushtarët izraelitë gjatë një operacioni në zonën kufitare Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, 29 maj 2024.

Ushtria izraelite ka konfirmuar të premten se forcat e saj janë duke vepruar në pjesët qendrore të Rafahut, në përpjekje për ta zgjeruar ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Rripit të Gazës.

Izraeli e nisi ofensivën tokësore në këtë qytet më 6 maj, duke i detyruar rreth 1 milion palestinezë të ikin nga qyteti për të kërkuar strehim gjëkundi. Ofensiva gjithashtu ua ka pamundësuar agjencive të OKB-së për ndihma të kryejnë misionet e tyre në këtë pjesë.

Por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Izraeli nuk i ka kaluar “vijat e kuqe”, pasi e ka paralajmëruar atë kundër pushtimit të plotë të këtij qyteti.

Njoftimi i ushtrisë izraelite të premten lë të kuptohet se trupat e saj kanë vepruar në shumicën e pjesëve të Rafahut. Në javët e para të ofensivës, forcat izraelite u përqendruar në rrethinat dhe zonat lindore të Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Trupat izraelite e uzurpuan pikëkalimin kufitar Rafah më Egjiptin në ditën e parë të ofensivës dhe më vonë e morën kontrollin edhe të “Philadelphi Corridor”, një rrugë që shtrihet përgjatë tërë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit në pjesën palestineze.

Në njoftimin e së premtes, ushtria tha se trupat e saj në qendër të Rafahut kanë gjetur raketahedhës dhe tunele, si dhe e kanë shkatërruar një depo armësh të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, shkruan REL. Ajo nuk tregoi se ku saktësisht po kryente operacione ushtria në Rafah, por në bazë të njoftimeve të kaluara dhe dëshmitarëve, operacionet janë kryer në kampin e refugjatëve Shaboura dhe në pjesët e tjera afër qendrës së qytetit.

Izraeli ka thënë se pushtimi i Rafahut është jetik në përpjekjet e tij për ta shfarosur Hamasin, pasi ky grup e kreu një sulm befasues në Izrael më 7 tetor, ku vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite në Gazë prej atëherë i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Tags: GazaOKBRafah
ShareTweet

Postime të ngjashme

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën