TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Izraeli dhe Siria në bisedime të drejtpërdrejta, thotë Reuters

nga teve1
3 muaj më parë
1
A A
Izraeli dhe Siria në bisedime të drejtpërdrejta, thotë Reuters

Foto: Arkiv

Izraeli dhe Siria kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta në javët e fundit për të ulur tensionet dhe shmangur një konflikt në zonën kufitare.

Pesë burime të njohura me çështjen konfirmuan për Reuters se bisedimet do të fokusohen aktualisht në çështje sigurie.

Takimet, të mbështetura nga SHBA-të dhe ndërmjetësuar pjesërisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshijnë zyrtarë të lartë të sigurisë nga të dyja palët. Nga pala siriane, bisedimet udhëhiqen nga Ahmad al-Dalati, i cili ka marrë pozita kyçe në provincat jugore që kufizohen me Izraelin.

Reuters nuk mundi të përcaktojë se kush mori pjesë në anën e Izraelit, megjithëse dy nga burimet thanë se ishin zyrtarë të sigurisë.

Pas rrëzimit të Bashar al-Assad nga pushteti në dhjetor nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, Siria ka sinjalizuar se kërkon shmangien e përplasjes me Izraelin.

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, e konfirmoi për herë të parë publikisht ekzistencën e bisedimeve indirekte, ndërsa burime thanë se ka pasur edhe raunde ballë për ballë në territore të kontrolluara nga Izraeli.

Ndërkohë, Izraeli ka ulur ritmin e bombardimeve në Siri, ndërsa Sharaa ka treguar sinjale të gatishmërisë për të shmangur kërcënimin ndaj Izraelit.

Ai ka përmendur një kthim të mundshëm në marrëveshjen e armëpushimit të vitit 1974, por nuk ka pranuar ende publikisht normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Siria ka ndërmarrë disa veprime simbolike për të ndërtuar besimin, përfshirë dorëzimin e sendeve personale të kryespiunit izraelit Eli Cohen dhe ndalimin e figurave të larta të Xhihadit Islamik Palestinez.

Izraeli ka pushtuar Lartësitë siriane të Golanit që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967 dhe ka pushtuar më shumë territor pas rrëzimit të Assadit në dhjetor.

.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë

Serbia shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë

Zbulohet gënjeshtra e Vuçiqit: Në Novi Sad ishin deri 100 mijë protestues, ndërsa Vuçiq deklaroi 10 mijë

Zbulohet gënjeshtra e Vuçiqit: Në Novi Sad ishin deri 100 mijë protestues, ndërsa Vuçiq deklaroi 10 mijë

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani: Kosova e ka vendin në Interpol, Policia është shtyllë e sovranitetit

Alan Herndon, qendra e re e Pejës

Alan Herndon, qendra e re e Pejës

Ronaldo shënon dy gola për Portugalinë, arrin në kuotën e 942 golave

Ronaldo shënon dy gola për Portugalinë, arrin në kuotën e 942 golave

Anglia lidere e padiskutueshme e grupit K, Serbia e kalon Shqipërinë

Anglia lidere e padiskutueshme e grupit K, Serbia e kalon Shqipërinë

Policia ndalon tri automjete që transportonin dru pa dokumentacion në Ferizaj

Policia ndalon tri automjete që transportonin dru pa dokumentacion në Ferizaj

I jepet lamtumira e fundit ikonës së modës, stilistit Giorgio Armani

I jepet lamtumira e fundit ikonës së modës, stilistit Giorgio Armani

KFOR shënon Ditën Ndërkombëtare në Prishtinë: Uniteti na bën më të fortë

KFOR shënon Ditën Ndërkombëtare në Prishtinë: Uniteti na bën më të fortë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X