TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave të Iranit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave të Iranit

Forcat izraelite dhe aleate rrëzuan “shumicën dërrmuese” të qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, gjatë një sulmi të paprecedentë kundër Izraelit.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

Shpërthime të forta mund të dëgjoheshin mbi shumë pjesë të Izraelit, në orët e hershme të 14 prillit.

Autoritetet izraelite raportuan vetëm dëme të lehta në një instalim ushtarak izraelit dhe thanë se një vajzë shtatëvjeçare u plagos rëndë, pasi më shumë se 200 dronë dhe raketa u ndaluan përpara goditjes.

“Ne jemi gati për çdo skenar, si për mbrojtje, ashtu edhe për sulm. Shteti i Izraelit është i fortë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mediat amerikane dhe britanike raportuan se forcat e tyre të armatosura morën pjesë në rrëzimin e raketave mbi zonën kufitare Irak-Siri, derisa fluturonin në drejtim të Izraelit.

Izraeli dhe Irani kanë qenë armiq të ashpër prej dekadash, por ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i njërit në tokën e tjetrit.

Ai vjen pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë.

Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Sulmi kundër Izraelit vjen, po ashtu, në kohën e tensioneve midis Iranit dhe Perëndimit, lidhur me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Irani e cilësoi operacionin e tij kundër Izraelit si “përgjigje ndaj agresionit të regjimit zionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask”.

Misioni i tij në Kombet e Bashkuara e konsideroi atë si të përfunduar.

“Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën ndonjë gabim tjetër, përgjigjja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA-ja duhet të qëndrojë larg”, shkroi misioni i përhershëm i Iranit në OKB në platformën X.

Sulmi iranian u dënua menjëherë nga shumë qeveri të botës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është “thellësisht i shqetësuar për rrezikun shumë real të përshkallëzimit shkatërrues të situatës në gjithë rajonin”.

“Unë e kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër”, tha Guterres, duke kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira, shkruan REL.

Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi një burim diplomatik të ketë thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet gjatë ditës së diel, me kërkesë të Izraelit, për të shqyrtuar dënimin e sulmit iranian dhe shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit organizatë terroriste.

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi se SHBA-ja do ta mbështesë fuqishëm Izraelin.

Ai tha se forcat amerikane ndihmuan që “të rrëzohen pothuajse të gjithë dronët dhe raketat” që shkonin në drejtim të Izraelit.

Përmes një deklarate për media, Biden tha se, gjatë javës së kaluar, ka dislokuar në rajon avionë ushtarakë amerikanë dhe shkatërrues të mbrojtjes raketore balistike.

“Falë këtyre dislokimeve dhe kapaciteteve të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne e ndihmuam Izraelin t’i rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin [në territorin e tij]”, tha Biden.

“I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja “nuk do konflikt” me Iranin, por shtoi se “nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur forcat tona dhe për ta mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, e dënoi sulmin e Iranit dhe tha se avionë shtesë të forcave britanike janë vendosur në rajon.

Tags: droneiraniIzraeli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Arrestohet 27- vjeçari nga Kosova për trafikim të armëve në Shqipëri  

Arrestohet 27- vjeçari nga Kosova për trafikim të armëve në Shqipëri  

Për një foto në FB, policët serbë ia marrin 2 mijë e 500 euro mërgimtarit kosovar

Për një foto në FB, policët serbë ia marrin 2 mijë e 500 euro mërgimtarit kosovar

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

“Ditët e fundit” – pritjet për javën e ardhshme në gjyqin e katërshes së UÇK-së

AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje APTAMIL

AUV tërheq nga tregu disa produkteve ushqimor për foshnje APTAMIL

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

Moti për pesë ditët e ardhshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton për shkyçjen e B1, por thotë se furnizimi me energji elektrike është i sigurt

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën