TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Iu refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm edhe Veselit e Selimit

nga Tëvë1
12 Qershor, 2025
1
A A
Iu refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm edhe Veselit e Selimit

Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit iu është refuzuar kërkesa për lirim të përkohshëm, duke iu vazhduar paraburgimi edhe për nga dy muaj. Ndërsa, Hashim Thaçi nuk ka parashtruar një kërkesë të tillë.

Ngjashëm sikur për Krasniqin, edhe për Veselin e Selimin thuhet se ka mungesë të informacioneve për të konstatuar se ata mund të arratisen nga drejtësia, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Por, për të dy thuhet se ekziston rreziku që të pengojnë procedurat dhe të kryejnë vepra penale ndaj atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi ose do të dëshmojnë në këtë çështje.

Mbrojtja e Veselit kishte parashtruar se çdo rrezik i mbetur i identifikuar nga trupi gjykues, mund të menaxhohet në mënyrë efektive përmes lirimit të përkohshëm me kushte të zbatuara nga Policia e Kosovës.

Mbrojtja gjithashtu rikujtoi se gjyqtari i procedurës paraprake i kishte hedhur poshtë kushtet e propozuara nga ata për lirimin e përkohshëm, duke konstatuar se informacioni që ka ofruar Policia e Kosovës nuk ishte e mjaftueshme për të eliminuar mundësinë që Veseli të përcillte mesazhe për anëtarët e familjes së tij ose të përdorte mesazhe të koduara gjatë bisedave.

Por, tani mbrojtja ka argumentuar se bazuar në informacionet e dhëna nga Policia e Kosovës për kapacitetin e saj për të zbatuar çdo kusht të lirimit me kusht, i rrëzojnë bazat e ngritura nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Mbrojtja e Veselit gjithashtu paraqet se z. Veseli është i gatshëm të dorëzojë pasaportën e tij dhe të respektojë çdo masë që Trupi Gjykues e sheh si të nevojshme (“Kushtet e Propozuara”). Sipas Mbrojtjes, garancitë e dhëna nga Policia e Kosovës, së bashku me masat specifike të propozuara për lirimin me kushte të z. Veseli, duhet të merren në konsideratë bashkë me përvojën e saj në zbatimin e lirimeve të përkohshme të mëhershme të urdhëruara nga DhSK-ja. Mbrojtja gjithashtu fton Trupin Gjykues që të kërkojë drejtpërdrejt çdo informacion shtesë që e konsideron të munguar nga Policia e Kosovës”, thuhet në vendim.

Trupi gjykues i ka marrë parasysh informacionet e dhëna nga Policia e Kosovës lidhur me kapacitetet e saj për mbikëqyrjen e kësaj çështjeje, e po ashtu edhe raportimet e Komisioni Evropian që tregojnë se kapacitetet operacionale të Policisë së Kosovës janë përmirësuar.

Por, ky trup gjykues thotë se s’është bindur se masat e propozuara nga Policia e Kosovës mund t’i zbusin rreziqet përkatëse që dalin nga lirimi i përkohshëm.

“Po ashtu, Trupi Gjykues konsideron se garancitë e dhëna nga Policia e Kosovës nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet që lidhen me rrjedhjen e mundshme të informacionit konfidencial lidhur me dëshmitarët gjatë vizitave te z. Veseli. Në veçanti, Trupi Gjykues është i vetëdijshëm se. Si i tillë, Trupi Gjykues konsideron se, në rast se z. Veseli dhe vizitorët e tij do të përdornin mesazhe të koduara, [REDAKTUAR]. Trupi Gjykues është gjithashtu i mendimit se çështja e mesazheve të koduara do të vazhdonte edhe në Siç është konstatuar më parë nga Trupi Gjykues i Gjykatës së Apelit, edhe duke marrë në konsideratë se një zyrtar i Policisë së Kosovës mund ”, thuhet në vendim.

Por, trupi gjykues ka vendosur që vazhdimi i paraburgimit për Veselin është i nevojshëm.

Ngjashëm edhe mbrojtja e Selimit i ishte referuar garancive të ofruara nga Policia e Kosovës. Gjithashtu, ata kishin argumentuar se përfundimi i çështjes së Prokurorisë i zbut tejmase gjasat që i akuzuari të ndërmarrë veprime penguese ndaj procesit.

ZPS-ja ishte përgjigjur se asnjë prej kushteve të propozuara nuk është i mjaftueshëm për të zbutur rreziqet e lirimit të përkohshëm. Kurse, mbrojtja kishte thënë se Prokuroria nuk jep asnjë argument mbi arsye se pse kushtet e propozuara nuk janë të mjaftueshme për lirimin e përkohshëm të Selimit.

Si rrjedhojë, ngjashëm sikur për dy të akuzuarit tjerë, edhe për Selimin u mor vendimi që atij t’i vazhdohet paraburgimi.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimitdhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Tags: ish kreret e uckkadri veselirefuzimiRexhep SelimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Të dënuarit nga Gjykata Speciale dënimin mund ta kryejnë në burgjet e Belgjikës

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj, dyshohet se është  72- vjeçari i raportuar i zhdukur

Sulmi i Izraelit në Iran, Bilalli:  Lindja e Mesme ka marrë një kahje të rëndë

Sulmi i Izraelit në Iran, Bilalli:  Lindja e Mesme ka marrë një kahje të rëndë

Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Tudori te Juventusi edhe për dy edicione

Tudori te Juventusi edhe për dy edicione

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentina

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentina

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Të dënuarit nga Gjykata Speciale dënimin mund ta kryejnë në burgjet e Belgjikës

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

Wirtzi te Liverpooli për 116 milionë funte, por nuk thyhet rekordi

Wirtzi te Liverpooli për 116 milionë funte, por nuk thyhet rekordi

Ferizaj transferon mesfushorin e Singaporit

Ferizaj transferon mesfushorin e Singaporit

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X