TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Italia dhe Polonia kërkojnë garanci të forta sigurie për Ukrainën

nga tëvë1
5 Korrik, 2023
0
A A
Italia dhe Polonia kërkojnë garanci të forta sigurie për Ukrainën

Polonia dhe Italia besojnë se Ukraina duhet të pranojë garanci të vërteta të sigurisë. Kështu deklaruan më 5 korrik kryeministrat e këtyre shteteve disa ditë para samitit të NATO-s, takim në të cilin Kievi shpreson që do të marrë sinjal të fortë se një ditë do t’i bashkohet aleancës.

Ukraina po kërkon që NATO-ja gjatë samitit më 11 dhe 12 korrik në Vilnus, të deklarojë që Kievi mund t’i bashkohet aleancës pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe t’i japë një udhërrëfyes për anëtarësim.

Por, disa anëtarë të NATO-s, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë më të kujdesshme dhe kanë paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje që ato druajnë se mund ta çojnë aleancën më afër ndaj një lufte aktive me Rusinë.

Moska që një kohë të gjatë thotë se zgjerimin e NATO-s është dëshmi për armiqësitë e Perëndimit.

“Ne pajtohemi plotësisht me Poloninë se nevojiten garanci të vërteta të sigurisë për Ukrainën, por po ashtu ofrimi i tyre është po ashtu kusht kyç për arritjen në të ardhmen të një paqeje të drejtë dhe afatgjatë”, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë vizitës në Varshavë.

Meloni përsëriti se Italia do të vazhdojë “t’i ofrojë mbështetje” Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se “kjo vlen edhe për samitin që do të mbahet në Vilnius”.

Kryeministrja italiane është një mbështetëse e fuqishme e Kievit pavarësisht se në koalicionin e saj qeverisës ka subjekte që në të kaluarën kanë qenë të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkaq, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se të dyja shtetet kanë qëndrime të njëjta sa i përket Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit të kaluar. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Shtëpia e Bardhë i konsideron “të tmerrshme” komentet e Trumpit për Rusinë dhe NATO-n

Administrata Trump njofton sanksione për të minuar programet e armëve të Iranit

Bisedimet në Gjenevë “të respektueshme dhe serioze”, thonë mediat shtetërore iraniane

Bisedimet në Gjenevë “të respektueshme dhe serioze”, thonë mediat shtetërore iraniane

Tërmet në Iran

Tërmet në Iran

Trump ankohet pse nuk mori çmimin Nobel: E meritoja për Kosovën e Serbinë

Trump ankohet pse nuk mori çmimin Nobel: E meritoja për Kosovën e Serbinë

Cili është kushti që PDK-ja pranon koalicion me VV-në? – Tregon Hasani

Cili është kushti që PDK-ja pranon koalicion me VV-në? – Tregon Hasani

LDK kritikon menaxhimin e krizës energjetike, Ymeri: Nëse s’është kolaps, çfarë është tjetër?!

LDK kritikon menaxhimin e krizës energjetike, Ymeri: Nëse s’është kolaps, çfarë është tjetër?!

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X