TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Istrefi: Nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për krizën në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Istrefi: Nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për krizën në veri

Drejtori Ekzekutiv i Forumit Ballkanik, Astrit Istrefi, thotë se nuk beson që do të ketë ndryshim pozitiv në raportet ShBA – Kosovë, pas telefonatës së fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me kryeministrin Albin Kurti.

Istrefi i ftuar në Ditari në Tëvë 1, tha se nuk pret as zgjidhje të shpejtë në veriun e vendit.

“Nuk besoj që ka ndonjë ndryshim në raporte mes ShBA-së dhe Kosovës, pikërisht se kemi deklaratën e ambasadorit të ShBA-së e cila është e mëvonshme. Pas telefonatës nuk besoj që do të ketë ndryshim të raporteve, përmirësim, për arsye se sot jemi duke u përballë jo vetëm me tensione por edhe me kriza të njëpasnjëshme për të cilat nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe asnjë përmirësim të situatës në terren në veri të Kosovës”, tha ai.

Sipas Istrefit, rreziku kryesor për Kosovën sot është që më nuk po flitet për vendin në tërësi por vetëm për pjesën veriore.

“Ndërkohë që rreziku sot për sot për Kosovën besoj që janë dy gjëra që janë thelbësore dhe do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit. Një është se në narracionin ndërkombëtar nuk flitet më për shtensionim të tensioneve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, por pikërisht në theks është vendos veriu i Kosovës, sikur Kosova nuk ekziston. Veriu është problemi, veriu duhet të qetësohet, duhet të shtensionohet situata atje prandaj veriu i Kosovës është kthyer sot në kryetemë siç mund të ketë qenë dikur Irlanda e Veriut, apo konfliktet e ngrira kudo në botë”, u shpreh Istrefi.

“Dalja nga këto kriza nuk është e lehtë dhe nuk është e shpejtë. Edhe nuk besoj që do të ndodhë siç mbase edhe e mendon Qeveria e Kosovës, duke i cilësuar masat që i merr BE si të padrejta, si të paduhura, si të njëanshme, sepse sot po ballafaqohemi me masa dhe nesër mund të kemi edhe masa më të rrepta”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Mashtrim në WhatsApp: Kujdes, mund t’ju rrëmbejnë llogarinë

Alarm për mashtrim të ri në WhatsApp edhe në Shqipëri

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën