TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Isni Kilaj lirohet në Kosovë me kushte të rrepta

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
ZPS thotë se në banesën e Isni Kilajt u gjetën material konfidencial që lidhen me dëshmitarët

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se Isni Kilaj u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie të Speciales, ky vendim u konfirmua edhe nga një Panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024.

“Në Vendimin mbi Rishikimin e Paraburgimit të Isni Kilajt, Gjykatësi i Vetëm konstatoi se ende ekziston dyshimi i bazuar se z. Kilaj ka kryer, vetë ose së bashku me të tjerë, vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Gjykatësi i Vetëm konstatoi gjithashtu se vazhdon të ekzistojë rrezik i moderuar që z. Kilaj të arratiset dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave penale dhe të kryejë vepra penale të tjera. Ai konstatoi më tej se asnjë prej kushteve të paraqitura nga Mbrojtja e z. Kilaj dhe asnjë nga kushtet e tjera të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm nuk mund të kufizojnë plotësisht aftësinë e z. Kilaj për të penguar ecurinë e procedurave të DHSK-së dhe për të kryer vepra penale të tjera”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Gjykatësi i Vetëm arriti në përfundimin se zgjatja e paraburgimit të z. Kilaj në rrethanat aktuale do të ishte e paarsyeshme, duke marrë në konsideratë prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën e tij për liri në rrethanat e zhvillimeve të reja.

“Gjykatësi i Vetëm mbajti parasysh se (i) z. Kilaj është mbajtur në paraburgim për pothuaj gjashtë muaj; (ii) për veprat penale për të cilat z. Kilaj konsiderohet i dyshuar mund të dënohesh nga një (1) deri në (5) vjet; dhe (iii) kërkesa e kohëve të fundit që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i paraqiti Gjykatësit të Vetëm për pezullimin e shqyrtimit të Aktakuzës së dorëzuar prej saj, për shkak se synon të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar, vonon në mënyrë të konsiderueshme kalendarin e procesit. Për këtë arsye, Gjykatësi i Vetëm vendosi që rreziqet që do të rezultonin prej lirimit të z. Kilaj nuk peshojnë më shumë se e drejta e tij themelore për liri”, thuhet në komunikatën e Speciales.

Më 13 maj, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e ZPS-së kundër Vendimit. Apeli i ZPS-së fokusohej në kushtet e lirimit të z. Kilaj të urdhëruara nga Gjykatësi i Vetëm. Ndonëse është liruar, z. Kilaj vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e DHSK-së dhe lirimi i tij është objekt i kushteve të rrepta të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm, ndër të tjera, që ai:

• duhet t’i japë Administratores një garanci financiare (dorëzani) në shumën 30.000 euro si kusht paraprak për lirimin e tij;

• nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DHSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij;

• duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Administratorja;

• nuk duhet të bëjë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deklarata publike në media dhe/ose mediat sociale lidhur me DHSK-në, ZPS-në dhe ose proceset e DHSK-së, përfshirë deklarata që përmbajnë kërcënime, dhunë ose frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimit penal;

• duhet të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore të kërkuar nga DHSK-ja dhe të përmbushë çdo vendim apo urdhër tjetër të Gjykatës. Gjykatësi i Vetëm theksoi se në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve, do të lëshohet menjëherë urdhër për arrestimin e z. Kilaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

Çka deklaruan dëshmitarët në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt?

Çka deklaruan dëshmitarët në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt?

Pas tetë muajsh Kosova bëhet me Kuvend

Pas tetë muajsh Kosova bëhet me Kuvend

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

Çka deklaruan dëshmitarët në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt?

Çka deklaruan dëshmitarët në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt?

Kosova me ndryshime kundër Sllovenisë, debuton Hajdari, sulmojmë me treshen Muriqi, Muslija, Rrahmani

Kosova me ndryshime kundër Sllovenisë, debuton Hajdari, sulmojmë me treshen Muriqi, Muslija, Rrahmani

Pas tetë muajsh Kosova bëhet me Kuvend

Pas tetë muajsh Kosova bëhet me Kuvend

Surdulli: Qytetarët e Kamenicës përballen me mungesë uji, shërbime të dobëta shëndetësore dhe probleme në arsim

Surdulli: Qytetarët e Kamenicës përballen me mungesë uji, shërbime të dobëta shëndetësore dhe probleme në arsim

Nuk ka flamur shqiptar në stadiumin në Leskovc

Nuk ka flamur shqiptar në stadiumin në Leskovc

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën