TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Isni Kilaj lirohet me kusht

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Isni Kilaj lirohet me kusht

Sot, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e ҫështjes Prokurorja e Specializuara k. Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Ҫështja 12”).

Sipas njoftimt të Dhomave të Specializuara, në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe.

“Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Kilaj ka kaluar në paraburgim në këtë moment tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se z. Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në ҫështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që z. Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e Prokurorisë në Ҫështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike. Gjykatësi gjithashtu konstatoi se nuk ka rrezik që z. Kilaj të arratiset bazuar në periudhën e lirimit të tij të mëparshëm dhe shumën e ofruar të konsiderueshme si dorëzani financiare që do të humbiste”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual dhe për lirimin e tij janë caktuar disa kushte që synojnë të zvogëlojnë rrezikun e ndikimit të tij ndaj dëshmitarëve në ҫështjen gjyqësore kundër të tij ose në ҫështje të tjera gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

“Në vendim përcaktohet se në qoftë se z. Kilaj do të shkelë cilindo prej kushteve të lirimit të tij, do të lëshohet një fletarrestim për arrestimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Version i redaktuar publik i Vendimit mund të lexohet në faqen e Dhomave të Specializuara në internet.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe Kushtetutën e Kosovës, një person i akuzuar mund të mbahet në paraburgim para shpalljes së fajësisë vetëm kur gjykatësit konstatojnë ekzistencën e rreziqeve që përligjin paraburgimin. Gjykatësit vlerësojnë ҫdo dy muaj për ҫdo të paraburgosur nëse ende ekzistojnë rreziqe të tilla, nëse për to mund të gjenden zgjidhje përmes masave alternative dhe nëse mbajtja në paraburgim është e arsyeshme dhe proporcionale.

Tags: Gjykata SpecialeIsni KilajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën